Flet Ronaldinjo: Objektivi u arrit
Falë tij Milani po kalon një moment pozitiv: Ronaldinjo, pas asistit të dyfishtë ndaj Sampdorias, u shndërrua protagonist i provës bindëse të radhës, që kulminoi me penalltinë, e cila siguroi kualifikimin e kuqezinjve për 1/8 e Champions League. Braziliani është shumë i lumtur dhe nuk ngurron të shprehë gëzimin e tij: "E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë dhe kështu ndodhi. Jam i kënaqur që ndihmova Milanin të arrijë këtë objektiv të rëndësishëm sezonal. E rëndësishme ishte të kualifikoheshim, jo gjithmonë mund të luash mirë".