Galiani: Juventusi, humbje e tmerrshme!
Sapo u kthye nga Zyrihu, ku Milani siguroi kualifikimin në Champions edhe falë fitores së Realit me Marsejën, Adriano Galiani foli për shortin e 1/8-ve. "Në grup luajtëm me Realin e Kakasë, e tani u trembem goglave, sepse përballë mund të kemi Çelsin e Ançelotit". Rreth eliminimit të Juventusit, administratori kuqezi tha: "Humbja e bardhezinjve me Bajernin është e tmerrshme! Mbi të gjitha që kundërshtarët ishin një skuadër gjermane". Kjo për faktin se prej vitit 2011, Italia rrezikon të përfaqësohet vetëm me tri skuadra në Champions dhe jo më me katër. Skuadra e katërt në aktivitetin prestigjioz mund të përfitohet nga Gjermania, që aktualisht ka tre.