Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit për çështjet evropiane, Philip Gordon, letër Qeverisë shqiptare SHBA, letër Metës: Mbështesim Uidhers “Sekretarja Klinton dhe unë kemi besim të plotë tek ambasadori”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështetin punën trevjeçare të ambasadorit Xhon Uidhers në Tiranë.
Sipas "Top Channel" Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për çështjet evropiane, Philip Gordon, i ka dërguar një letër Qeverisë shqiptare, ku shprehet se Sekretarja Hillari Klinton, por edhe ai, kanë besim tek puna që ka bërë Uidhers në Tiranë, duke shprehur se puna e tij ka shërbyer për rritjen e marrëdhënieve mes dy palëve. Sipas përmbajtjes së kësaj letre, një përgjigje që vinte nga një tjetër letër e dërguar nga ministri i Jashtëm Ilir Meta, ankesat për qëndrimet e ambasadorit Uidhers janë korrekte. Në letër thuhet se Ambasadori amerikan në Tiranë ka një përvojë të gjatë dhe puna e tij ka shërbyer në forcimin e idealeve të demokracisë e lirisë. "Sekretarja dhe unë kemi besim të plotë tek ambasadori Uidhers dhe në punën që ai po bën për të çuar përpara marrëdhëniet tona dhe ndihmën për Shqipërinë në realizimin e potencialit të saj të plotë. Përkushtimi i tij ndaj idealeve të demokracisë dhe shtetit ligjor përgjatë 26 vitesh shërbimi të shquar kanë luajtur rol thelbësor në arritjen nga ana e Shqipërisë të anëtarësimit në NATO dhe respektimit të detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO", thuhet në letrën e Ndihmëssekrekarit Gordon. Në lidhje me qëndrimet e Ambasadorit amerikan për emërimet në gjykata, ku konsiston ankesa e Qeverisë shqiptare, Ndihmëssekretari Gordon shprehet në mënyrë të prerë si edhe Ambasadori Uithers se "ne mbështesim një transparencë të plotë të procesit të emërimit dhe konfirmimit të gjykatësve". Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, tregoi haptazi kundërshtitë e tij në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë. Sipas tij, mjaft gjyqtarë u rrëzuan me kritere politike dhe aspak profesionale nga maxhoranca e djathtë. Nga ana tjetër, në letër shprehet edhe shqetësimi për tejzgjatjen e krizës politike, e cila, sipas krerëve të Departamentit Amerikan të Shtetit, po kushtëzon integrimin europian të Shqipërisë. "Ne besojmë se një zgjidhje e shpejtë e ngërçit politik do të lejonte Shqipërinë të vazhdonte të shënonte përparim në përmbushjen e objektivit të integrimit të plotë në komunitetin euroatlantik", - thuhet më tej në këtë letër. Ky reagim i Departamentit Amerikan të Shtetit ka ardhur pas ankesave në lidhje me qëndrimet e ambasadorit amerikan në Tiranë, për mjaft çështje të ndryshme për politikën e brendshme shqiptare si dhe veprimet politike të maxhorancës qeverisëse.