Durrës, plumba burrit në organet gjenitale, 30 ditë burg Leonora Zaçellarit
DURRES- Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e arrestit për 30-vjecaren Leonora Zaçellari, e cila plagosi me 6 plumba më 17 prill bashkëshortin Përparim Zaçellari, pas dhunës që ky i fundit ushtronte mbi të.
Gjykata ka dhënë sot masën 30 ditë burg për nënën e dy fëmijëve, ndërkohë që familjarët e saj shprehen se në burg duhet të shkonte bashkëshorti i saj.
"Ish-dhëndri ynë ka 12 vjet që e torturon vajzën. Katër herë ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pas të rrahurave me rrip mesi. Edhe policia e di, e ka shoqëruar disa herë në polici për ngacmim të dy grave në lagje, por ka dhënë para e ka dalë. Prej 10 vjetësh ka lidhje jashtëmartesore, ndërsa ka edhe një fëmijë ilegal, vajzë, me të dashurën e tij, një grua e divorcuar që është nga Skrapari. Ai duhet të kalbet në burg, jo vajza jonë Nora, që ka 12 vjet që rrihet prej tij". Kështu deklaroi në një intervistë ekskluzive për "Gazetën Shqiptare", Diliko Sadikllari, nëna e Leonora Zaçellarit.
NGJARJA
Ngjarja ka ndodhur në katin e dytë të një banese dykatëshe të familjes Zaçellari me origjinë nga Korça, të mbërritur në Durrës 12 vjet më parë. Mësohet se Përparimi ka debatuar me bashkëshorten e tij, Leonorën, e cila sapo ishte kthyer nga puna, ku punonte si rrobaqepëse prej disa vitesh. Grindja ka degjeneruar në dhunë, dhe 36-vjeçari e ka tërhequr prej flokësh dhe e ka goditur me grushte e me sende të tjera në kokë e në trup bashkëshorten. 30- vjeçarja ka rrëmbyer armën e krimit, tip pistoletë, dhe ka qëlluar plot 6 herë në drejtim të bashkëshortit. Përparimi ka marrë 2 plumba në trup, një në krah dhe tjetrin në organet gjenitale. Vetëm plumbat kanë mundur ta ndalin 36-vjeçarin që të mos e godiste më gruan. Fatmirësisht, dy fëmijët e çiftit kanë qenë duke luajtur në oborr dhe kanë dëgjuar vetëm ulërimat e nënës dhe krismat e pistoletës. Menjëherë pasi ka qëlluar mbi bashkëshortin, 30-vjeçarja ka marrë në telefon policinë e Durrësit, në numrin 129, dhe u ka treguar ngjarjen. Blutë kanë mbërritur në vendngjarje vetëm pak minuta më pas, ndërsa autorja është vetëdorëzuar, së bashku me armën tip pistoletë e cila mbahej në banesë pa leje.
(m.a/BalkanWeb)