E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, përplas për vdekje 19-vjecarin, drejtuesi largohet nga vendngjarja

POGRADEC- Një 19-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në fshatin Gështenjas të Pogradecit. Mësohet se i riu ka qenë duke kaluar rrugën me biçikletë kur është përplasur për vdekje nga një mjet që udhëtonte me shpejtësi.

Policia ka mundur të identifikojë viktimën, ai është Ilirjan Hyzellari.

Po sipas burimeve të policisë, viktima është lënë në rrugë pas aksidentit, ndërsa mjeti që e përplasi është larguar nga vendngjarja.

Hetimet për këtë ngjarje të rëndë vijojnë, për të identifikuar mjetin dhe autorin që përplasi për vdekje 19-vjecarin.
(m.a/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Shkodër, përplasen dy mjete, plagosen 4 persona

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›