E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, përplasen dy mjete, plagosen 4 persona

SHKODËR- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër, ndërsa 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, mësohet se aksidenti ka ndodhur nga përplasja e një mjeti tip “Volswagen me targa AA 315 CO
me një mjet Benz, duke lënë të plagosur personat që udhëtonin në to. 

Bëhet me dije se të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe po hetojnë për shkaqet e aksidentit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›