E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flet gruaja e ambasadorit të vetëvrarë serb

Sanja Milinkoviç, gruaja e ambasadorit serb në NATO, që vrau veten në Bruksel të martën, tha se i shoqi i saj ishte diagnostikuar së fundmi me një sëmundje të rëndë.

“Branko nuk mund ta përballonte faktin se do e jetonte pjesën e mbetur të jetës në një gjendje të tillë,” tha ajo për gazetën Kurir.

Por ajo nuk e shpjegoi natyrën e saktë të sëmundjes së të shoqit.

Ajo shtoi se ai druhej se nuk do ishte në gjendje të përballonte kërkesat e pozicionit të punës.

Milinoviç, që është vetë diplomate në misionin e Serbisë në OSBE, tha e takoi të shoqin fundjavën e shkuar dhe ai dukej mirë me humor. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›