E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet kontrabanda me barna

Kontrabanda me barna nga Serbia për në Kosovë, kohet e fundit është bërë biznesi me atraktiv për kontrabandistët shqiptarë dhe ata serb. Barnat e kontrabanduara nga Serbia kohëve të fundit kanë vërshuar tregun, pasi që një pjese e tyre po shitjen me lirë se barnat që hyjnë në vendin tonë përmes rrugëve legale.

Burime të gazetës “Zëri” thonë se futja e barnave në Kosovë behët si përmes rrugëve malore, ashtu edhe nëpërmjet linjave të autobusëve që qarkullojnë çdo ditë nga Kosova për në Serbi.

“Çdo ditë e më shumë është duke u rritur kontrabanda me barna nga Serbia në Kosovë, pasi që fitimi nga ky biznes është tejet i madh”tha burimi i besueshëm i gazetës.

Por, zyrtarë të Doganave thonë se hasin në kontrabanda të barnave, por sipas tyre kjo nuk është shqetësuese, pasi që në të shumtën e rasteve kontrabandohen në sasi të vogla.

Drejtori i Doganave të Kosovës Naim Huruglica thotë se importi i barnave nga Serbia në Kosovës behët pa dogane, por sipas tij, kontrabandistët atë e fusin ilegalisht, pasi që atyre iu mungon leja për import.“Me marrëveshjen e fundit që Kosova ka bërë me Serbinë në besojmë se kontrabanda në veri do të bjere thuajse krejt”tha Huruglica për “Zëri”.

Por, përveç barnave edhe produktet tjera ushqimore kontrabandohen nga kontrabandistë të ndryshëm.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë se vetëm gjatë muajit nëntor në pikat kufitare me Serbinë është konfiskuar mall në vlerë mbi 80 mijë euro.

“Gjatë muajit nëntor, Dogana ka arritur të kap mbi 100 raste me mallrat e kontrabanduara nga Serbia. Vlera e këtyre mallrave është mbi 80 mijë euro, ndërsa kemi shqiptuar gjoba në vlerë prej 70 mijë eurove. Mallrat janë të lloje të ndryshme kryesisht ushqimore”, ka thënë Stavileci.

Sipas Stavilecit, tentimi për të kontrabanduar mallra me makina të vogla është një indikator i qartë se në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje nuk ka hapësirë për të kontrabandar.

Konsiderohet se me vite të tëra kur pikat kufitare në veri kanë qenë jashtë kontrollit, janë kontrabanduar mallra me vlerë deri në 50 milionë euro, mallra këto të cilat kanë hyrë në tregun e Kosovës pa paguar asnjë obligim dhe që e kanë dëmtuar konkurrencën e lirë.Kalimi nga ekonomia joformale në atë formale ishte caktuar nga Qeveria e Kosovës në prioritetet e planit ekonomik 2011 - 2014./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›