Ministri Buja e zëvendësi i tij nuk flasin mes vete

Kabineti i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës ka rreth tre muaj që nuk po takohet, për shkak se ministri Ram Buja dhe zëvendësi i tij Nehat Mustafa nuk janë duke folur mes vete.
Ssherri ka plasur kur ministri Buja dha urdhër që të ulet përqindja e kalueshmërisë së provimit të maturës në afatin e dytë, pa pyetur Komisionin Qendror Shtetëror të Maturës (KQSHM), kryetar i së cilit komision është zëvendës ministri Nehat Mustafa dhe pa marrë miratimin e tij, shkruan “Zëri” .
Sipas këtij burimi Mustafa ka kundërshtuar uljen e përqindjes së kalueshmërisë, gjë të cilën e kishte deklaruar publikisht edhe në një konferencë për media në afatin e parë të këtij provimi atë të qershorit. Ndonëse me ligj pragu i kalueshmërisë saktësohet 50 për qind e testit, ligji nuk e ka ndaluar Bujën të tregohet solidar me maturantët, edhe pse shtatë fakultete u bazuan sivjet kur pranuan studentët në vitin e parë të studimeve duke u thirrur në rezultatet e provimit të maturës, e rritur përgjegjësinë e këtij provimi. Vendimin për ulje të kriterit Buja e mori në kompetencë të tij./Indeksonline/