E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetohen 40 zyrtarë të lartë

Kryeprokurori i Qarkut në Prishtinë, Alkesandër Lumezi, thotë se janë duke hetuar ish-zyrtarë 40 zyrtarë të niveleve të ndryshme. Sipas Lumezit, asnjë zyrtar që ka kryer vepër penale, kushdo qoftë ai, ministër, deputet, zyrtar komunal, apo të tjerë, nuk do të shpëtojë pa u hetuar dhe ndëshkuar, shkruan gazeta “Kosova Sot.

Kosova vijon të mbetet në mesin e shteteve me nivel të lartë të korrupsionit, ndërkohë që sipas organizatës "Transparency International", renditet në vendin e 105-të, e që hynë në një rang me shtetet, si Algjeria, Armenia, Bolivia, Gambia, Mali, Meksika dhe Filipinet./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›