Flet i njëjti Berishë, që fshehu vdekjen e baxhanakut në Gërdec
Ky “meraku njerëzor” i Berishës për vajzën e vrarë në aksidentin ku humbi jetën presidenti i Top-it, m’i sjell zorrët të goja. Berisha është shqiptari që ka më pak të drejtë morale të flasë për “merak njerëzor”. Nën qeverisjen e tij, ndodhi 1997, nën qeverisjen e tij, ndodhi Gërdeci, ku janë vrarë gra e fëmijë.
Do të kisha vetëm një pyetje të sinqerte për z.Berisha: Pse e fshehu vdekjen e baxhanakut të tij, menaxher në Gërdec? Edhe kur ia nxorën me 100 çengela, tha se nuk e kishte takuar prej vitesh... Mashtrues ordiner!