Ju tregoj “Lojën” e hetuesit për të shumëfishuar vuajtjen
Autori i Lajmit: red.
Lindi në Vlorë, më 1941. I përket një familjeje të persekutuar egër prej regjimit komunist. Është diplomuar si mësues biologjie. Më 1968 është hequr prej arsimit për arsye politike dhe prej asaj kohe ka punuar punëtor. Më 1977 është arrestuar dhe dënuar me 9 vjet burg për agjitacion e propagandë. Qysh në moshë të re ka nisur të shkruajë poezi. Ka botuar librin: “Shpirtra të gjelbër” (2002).
Nata e Vitit të Ri
Natën e Vitit të Ri, në kohën kur në qytet njerëzit duhet të ishin grumbulluar rreth tavolinave për të festuar, unë isha i kruspullosur në qelinë e ngushtë, të errët e të ftohtë. Mendoja. Mundimet më vërtiteshin pa asnjë lloj rregulli, si makinat në një udhëkryq, pa semafor e pa policë. Merrja me mend dëshpërimin në familjen time atë natë! Zërat e trishtuar e të ulët nëpër shtëpi! Sidomos pyetjet e vajzës sime 3-vjeçare, “Po babi?!” e gati po më dilnin lotë prej syve…
Pikërisht, këtë mbrëmje, hetuesi gjeti gjysmë ore kohë, të krijonte mundësinë që unë të dëgjoja bisedën telefonike që bëri me familjen e tij, duke lënë derën hapur e duke folur me zë të lartë: “Hë mama, ka dalë mirë Pema e Vitit të Ri? Shiko, vajzës do t i bie dhe ca lodra të tjera! Mos harro t i veshësh fustanin e ri, se u bë e rritur ajo tani, vajti 3 vjeçe.(Koeçidencë! Sa vajza ime!). Do ta dehim dhe me birrë, do ta nxjerrim dhe në fotografi…
Pastaj erdhi dhe u ul përballë meje. Ndenji pak pa folur, duke shijuar efektin, siç bënte gjatë goditjeve dhe shtrëngimit të hekurave. Në sytë e turbullt dhe buzët e trasha i lodroi buzëqeshja djallëzore. Buzëqeshje që kishte brenda gërvimën e hekurave dhe të dyerve të panumërta, squlljen e lagështirës dhe errësirës; drithmën e rënkimeve; ankthin e pritjes së të panjohurës mundonjëse.
Pa pritur tha: “Sonte nuk kam nge të merrem me ty. Polic, hajde merre këtë. Çoje në qeli”.
Atë natë u përpëlita si në jerm, as zgjuar e as në gjumë, duke dëgjuar te veshët qarjen e vazhdueshme të vajzës dhe fjalën “Babi- babi”. Rreth qafës më përvëlonin duart e ngrohta të saja… Nata qe e gjatë. Hidhërimi qe i mpiksur. Nuk besoj se çmenduria, ka fytyrë tjetër në trurin e njeriut.
(Më vonë, kur do të shkoja në Spaç, do të mësoja, se ky hetues nuk ishte i martuar fare, dhe këto lojëra i kishte bërë dhe me të tjerët).
- Ti je, - më tha ai- si kali i Petrit Dumes. Ke dëgjuar për atë kalë?
- Jo, - i thashë, i dërrmuar, por dhe me gëzimin e mjerë, që ai qe takimi i fundit me të dhe unë, këtej e tutje, do të shpëtoja nga ky përbindësh, që për pesë muaj me radhë më kishte torturuar fizikisht e psikologjikisht, edhe pse përpara më priste gjyqi formal dhe dënimi i rreptë...
Ky lajm është publikuar: 28/05/2008