Pushkatimi i vëllait tim, që doli në gjyq i pafajshëm
Autori i Lajmit: red.
Lindi në Tepelenë më 1931, në një familje me tradita atdhetare. Fillimisht, përkrahës dhe pjesëmarrës në Lëvizjen Antifashiste, që udhëhiqej prej komunistëve dhe më vonë kundërshtar i saj. Mehmeti u arrestua më 1946-n dhe vuajti në burgjet komuniste gjithsej 27 vjet. Ka në dorëshkrim, materiale me interes.
Xhemil Mustafaraj: Njeriu me zemër luani
Ishte nëntori i vitit 1946. Porsa kisha bërë hetuesinë në Tepelenë, nga ish-kryespiuni Xhezo Makashi, (ish-kryetar i Degës së P.B.Tepelenë). Më nisën për në Kalanë e Gjirokastrës, ku do të vazhdoja rihetuesinë. Nga Tepelena më nisën në këmbë, të shoqëruar me tre policë. Koha ishte shumë e keqe (dimri i 1946-s). Të gjitha urat, rrugët dhe çdo gjë i kishte prishur dhe rrëmbyer shiu. Isha 15 vjeç. Nata na zuri te Hani i Subashit. Policët këtu më hipën në një makinë ushtarake dhe më zbritën te Sheshi i Çerçizit. Isha bërë qull nga shiu dhe kisha shumë ftohtë. Policët më çuan në një rajon policie, që ishte afër Kalasë, në verilindje të saj. Më mbyllën në një birucë-hale, që ishte dhe pa dritë. Nuk dija ku të ulesha. Trupi i lagur dhe të ftohtit po më merrnin shpirtin. Si nuk vdiqa atë natë, ajo ishte një mrekulli e Zotit. Në mëngjes erdhën policët, më morën e më çuan në Gjykatën Ushtarake. Atje na priste prokurori ushtarak, Ago Çela. Agua u dha policëve një shkresë dhe i urdhëroi të më çonin në burgun e tmerrshëm të Kalasë. Më çuan në Kala. Hyrja e saj qe një tunel i gjatë dhe i errët. Çdo gjë atje ulërinte, sadopak të flisje. Më ngjitën në katin e dytë ku ishte burgu si dhe drejtoria e tij. Pasi më rikontrolluan, më futën ndërmjet dy portave të hekurta, të mëdha. Pas një thirrjeje të llahtarshme, erdhi gardiani nga brenda dhe më mori. Ai më çoi në sallën e madhe të 7 penxhereve. Ajo ishte plot e përplot me të burgosur, të ulur përtokë në çimento. Kush kishte vetë ndonjë rrobe-shtresë, rrinte mbi të. Sa tmerr!
Gjithë ato fytyra të vrara dhe të brengosura aty brenda, kishin një shpirt engjëllor, bujar dhe burrëror. M u afruan dhe më pyetën si quhesha dhe nga vija. Pasi mësuan kush isha, lajmëruan tim vëlla, që ishte në një dhomë tjetër, Zenel Beqir Shehun, që ishte i arrestuar qysh në qershorin e vitit 1946. Zeneli kishte dalë në gjyq dhe kishte marrë pafajësinë. Lirimin nga salla e gjyqit as më vonë nuk ia bënë, duke shkelur çdo arsye dhe dispozitë ligjore. Derisa do të vinte data 14.01.1948, që ta ekzekutonin...
Ky lajm është publikuar: 28/05/2008