E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova duhet të thirret me emrin e saj të vjetër, Dardani

Me keqardhje po ve re se edhe pse kane kaluar disa muaj nga shpallja e pavarësisë, akoma shteti i ri vazhdon të thirret me emërtimin serb, Kosovë. Duhet të thirret me emrin iliro-shqiptar: Republika e Dardanisë. Parlamenti nuk e ndryshon dot tani këtë, për arsyet që tashmë dihen. Por shtypi i përditshëm dhe televizionet duhet të nisin të përdorin fjalën Dardani, në vend të fjalës serbe, Kosovë.

Kjo arrihet duke nisur një lëvizje për këtë gjë.

Mos harroni se këtë gjë mund ta bëjnë vetëm shqiptarët dhe të mos presim që të na i bëjnë të tjerët.

Pas shpalljes së Pavarësisë së Dardanisë, më 17 shkurt 2008, tash ka ardhur koha e deserbizimit të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›