Flet ish-drejtori i Policisë së kryeqytetit. Shkarkimet politike tek uniformat blu
Albert Dervishi, ish-drejtori i Policisë së Tiranës dhe një nga oficerët "veteranë" të uniformave blu, ka akuzuar qeverinë, por edhe drejtuesit e Ministrisë së Brendshme, se kanë nëpërkëmbur punonjësit profesionistë të policisë. Duke goditur reformën e marrë në këtë dikaster, kryekomisar Dervishi nuk ka asnjë dilemë se kemi të bëjmë me spastrime politike. I larguar pa motiv nga radhët e uniformave blu, oficeri i karrierës ka zgjedhur që të mos qëndrojë i veçuar, por ka vendosur të hyjë në politikë, ku është bashkuar me lëvizjen "G99", të drejtuar nga Erjon Veliaj. Në një intervistë të dhënë për revistën "Mapo", Dervishi flet edhe për Gërdecin...
Si ka ecur deri më sot reforma në polici, çfarë është bërë apo çfarë nuk është bërë nga qeveritë që kanë ardhur e kanë ikur?
Mendoj se ka munguar një strategji reale dhe e qartë për reformën në polici dhe me të marrë pushtetin, ky institucion është parë si streha më e mundshme për militantët partiakë, duke e shndërruar në një pseudoreformë. Ky arsyetim mbështetet në disa argumente. Tashmë është miratuar ligji i ri për policinë, (Ligji Nr. 9749, datë 4.6.2007 "Për Policinë e Shtetit"), i cili në thelb nuk ka marrë në konsideratë shumë nga sugjerimet që vetë specialistët e policisë, apo edhe disa OJF, kanë bërë në fazën e diskutimit, duke shkrirë në një akt ligjin organik të policisë, ligjin për gradat apo edhe ligje të tjera, të cilat përcaktonin detyrimet për struktura të tilla si ato operacionale, speciale, si dhe janë bashkuar në të, edhe pjesë të rregulloreve të policisë. Jo çdo ndryshim pushteti politik do të thotë fillim nga e para, aq më tepër për institucionet e zbatimit të ligjit, të cilat janë tepër specifike dhe delikate. Janë shkurtuar nga radhët e punonjësve të policisë që punonin në terren dhe përforcuar strukturat drejtuese të policisë, duke pasur një Drejtor të Përgjithshëm, 5 zv/drejtorë, mbi 20 drejtorë drejtorie etj. A nuk është ky numër nonsens me programin politik për një administratë të reduktuar? Sot paguhen nga 2 a më shumë persona për një vend pune (një në reformë dhe një në punë, i cili ka zëvendësuar të parin), a nuk përbën kjo një faturë financiare të krijuar artificialisht dhe dëm ekonomik për buxhetin e shtetit? Struktura e policisë kriminale e miratuar në 12 drejtoritë e policive në qarqe, duke kaluar në sistem drejtimi, është centralizuar në mënyrë të pakuptimtë dhe nuk po e justifikon këtë ndryshim.
Sa e sigurt është e gjithë struktura policore sot në vend nga rreziku i përdorimit të saj për arsye të ngushta politike? A kemi ne një Polici të Shtetit realisht profesionale, larg ndikimit apo keqpërdorimit nga politika?
Të markuara me petkun e reformave sipas rekomandimeve të misioneve të huaja, PAMECA dhe ICITAP, lëvizjet e kryera në vitin 2005-2007 në Policinë e Shtetit, duket që nuk kanë sjellë aspak rritjen e efikasitetit të Policisë, apo në afrimin e saj me publikun, çfarë ka qenë dhe mbetet një nga problemet më të mëdha të uniformave blu gjatë viteve të fundit. Reforma u konturua në punësimin e militantëve politikë, të grave, motrave, vëllezërve, kushërinjve, shokëve e miqve, të drejtuesve të nivelit politik apo atij teknik, me arsim dhe pa arsimin përkatës, nga krahina e njërit dhe e tjetrit, punonjës aktivë të strukturave të Policisë gjatë viteve 1996-1997, të emëruar në poste ku menaxhohet personeli apo vlera materiale dhe monetare etj. Sipas raportit të misionit PAMECA të vitit 2007, pothuajse 50% e të trajnuarve (roli mesëm e bazë), u transferuan ose u larguan gjatë programit të shkurtimeve të Policisë së Shtetit, duke përfshirë pozicione që kanë marrë trajnim të specializuar, shkurtime të cilat nuk kanë sjellë përfitimet e pritshme; lëvizjet kanë sjellë dobësimin e disa strukturave, të konsideruara vitale për përmbushjen e kërkesave për anëtarësim në BE dhe NATO; investimet e konsiderueshme për pajisje dhe infrastrukturë nuk reflektojnë plotësisht në rezultate etj. Edhe pse janë larguar shumë specialistë dhe të kualifikuar, ende vazhdohen të bëhen premtime mediatike për ripranimin e tyre në Policinë e Shtetit. Mendoj se është demagogji të vazhdosh të shprehesh se do të rimarrim kaq e aq punonjës policie nga të larguarit në reformë. Për hir të së vërtetës janë kthyer në polici një pjesë shumë e vogël e të larguarve, ndoshta mund të mos e kalojë numrin 20, por edhe këta janë marrë si presion nga deputetë, politikanë, ministra etj. Mjaft kërkesa të punonjësve të policisë, të cilët më shumë se kthimin në polici si një vend pune, e kërkojnë atë së pari si rikthim të dinjitetit të tyre të nëpërkëmbur nga drejtues teknikë apo politikë të papërgjegjshëm, kërkesa apo vendime gjykatash, të cilat aktualisht kanë mbetur nëpër sirtarët e ndonjë "burokrati", në pritje për t‘u shfajësuar një ditë të afërt. Edhe pse nuk kanë asnjë argument për nxjerrjen në reformë të X apo Y, përveçse prirjeve tekanjoze politike apo të ndonjë lloji tjetër, si p.sh., për të larguar kujtesën për bëmat e njërit dhe të tjetrit, duke qenë se u dihen mirë aftësitë dhe paaftësitë, u gjend një zgjidhje nëpërmjet listës së hartuar me oficerët drejtues të suksesshëm të policisë për t‘i flakur në rrugë. Dhe kjo ndodhi pa hartuar një studim të mirëfilltë për shkurtimet e funksioneve, por nisur vetëm nga emrat, pa më të voglin vlerësim për punën e bërë, pa më të voglën sjellje qytetare dhe të merituar për punën e tyre, pa respektuar në asnjë paragraf ligjin dhe normat e tij. Këtyre njerëzve, që sot kanë frenat e policisë në dorë, shumëkush nga ne që ka punuar në detyra të ndryshme me ta, nuk u është bërë as më i vogli presion politik, si nga ana jonë, nga niveli i lartë teknik, por edhe ai politik në Ministrinë e Rendit dhe më tej.
A mund të pretendojmë për një polici profesionale, nisur nga ajo që ju thatë? Sa profesionale mund të jetë një strukturë e tillë, ku gjithçka duket se riniset nga e para me ardhjen në pushtet të një qeverie të re?
Kjo është shumë e drejtë. Ndërrimi i pushteteve rëndom është shoqëruar edhe me ndërrim drejtuesish, madje edhe me punonjësit e rolit bazë. Kjo natyrisht e cenon profesionalizmin dhe nuk mund të pretendosh se ke vendosur standarde evropiane. Aktualisht nuk ka aspak kujdes për të gjithë ata ish-punonjës policie, të cilët janë nxjerrë në rrugë, të cilët kanë marrë risk me punën e tyre, pasi kanë drejtuar me dhjetëra operacione dhe kapur kriminelë nga më të rrezikshmit. Aq më keq, kur largimet nga puna u bënë në një mënyrë aspak dinjitoze për vlerat që ata mbartin, pasi nuk kishin kurajo të përballeshin me ta. Me siguri kjo gjë që ndodhi nuk ka bërë asgjë më shumë, veçse ka tronditur me pasigurinë e vendit të punës të gjithë ata punonjës që kanë hyrë nga dritarja në këtë institucion, por edhe ata që e pranuan këtë kompromis. Nëse analizojmë p.sh., ekuivalentimin e gradave të Policisë së Shtetit, që do të bëhet së shpejti sipas VKM Nr. 803 datë 21.11.2007, padiskutim mund të konsiderohet një "zhgradim masiv i oficerëve të policisë, duke u ndryshuar nivelin e gradave", sepse: grada e komisarit, që me ligjin e vjetër hynte në gradat e larta, ekuivalentohet me atë të inspektorit, që do të thotë që një oficer policie, i cili për 15 vjet ka pasur këtë nivel grade (nënkupto: page), do të zbresë dy nivele më poshtë (kjo bëhet për spastrime me prapavijë politike). Përllogaritja e ekuivalentimit të gradave nuk do të bëhet në bazë të ligjit aktual, p.sh. për gradën komisar kërkohen 12 vjet, por do të realizohet në bazë të VKM Nr. 803, i cili i ka ngushtuar këto afate në 8 vjet. Kjo krijon privilegje për militantët dhe pakënaqësi për shumë të tjerë. Nuk mund të pretendosh që një punonjës policie të dalë në pension në moshën 65 vjeç. Duke llogaritur se ky profesion fillon rreth moshës 20 vjeç, nëse marrim gradën e komisarit (e cila për 12 vjet arrihet sipas kërkesave të vendosura), do të thotë që punonjësi i policisë të largohet në moshën 32 vjeç nga policia (rrjedhojë e preferencave politike ose mungesa e vendeve të lira). Aq më keq që llogaritet në vjetërsinë për gradë edhe periudha e punës në sektorë civile etj., etj. Më thoni çfarë do të bëjë 33 vjet të tjera ky njeri, a thua se kemi një shtet kaq të pasur që të mbajë njerëz në reformë, në pension të parakohshëm etj.
Cili është komenti juaj në lidhje me kriminalitetin në Shqipëri me tendencat e krimit, fuqinë goditëse të policisë apo efikasitetin e saj përballë një bote krimi, që duket se sofistikohet çdo ditë e më shumë?
Nuk është qëllimi të jap statistika, por thjesht kam një konstatim të përgjithshëm, pasi ka muaj që nuk po shohim sasi të mëdha droge të kapur, trafikantë apo kriminelë me emër, grupe të rrezikshme kriminale të goditura etj. Kam përshtypjen se disa emra banditësh të dëgjuar apo lidhjet e tyre, të goditura kryesisht në vitin 2005-2006, kanë qenë vëmendja kryesore dhe tani duket sikur nuk ka më lëndë të parë, por vetëm me atë që nxjerr kriminaliteti i përditshëm. Të bën përshtypje se ende përmenden emrat e disa kriminelëve që kanë rreth dy vjet pas hekurave të burgut në Shqipëri ose jashtë, por jo operacione të tjera të rëndësishme, të zhvilluara aktualisht. Nëse studiojmë shifrat zyrtare të kriminalitetit, rezulton se ka një rritje të madhe. Drejtuesit e policisë propagandojnë se gjatë vitit 2006 dhe 2007, vrasjet kanë qenë nën 100. Në vitin 2006, kanë qenë 87 vrasje, ndërsa në vitin 2007, kanë ndodhur rreth 102 ose 103 vrasje dhe jo 92, sikurse thuhet në deklaratat zyrtare.
Në vlerësimin tuaj, si paraqitet çështja "Gërdeci" dhe a është kryer detyra nga strukturat që kanë detyrime?
Kjo ngjarje tashmë konsiderohet si një tragjedi e paprovuar ndonjëherë që nga krijimi i shtetit shqiptar, nisur jo vetëm nga pasojat që solli, por edhe për nga mënyra e ideimit, nga forma se si u krijua, u ndërtua të ndodhte, nga mënyra si funksiononte, nga moszbatimi i rregullave, mungesa e kontrolleve etj. Nisur nga misioni për të cilin kjo e ashtuquajtur "fabrikë" është ngritur, kuptojmë se: ajo nuk kishte për qëllim demontimin e municioneve, por tregtinë e paligjshme të municioneve, nxjerrjen e paligjshme të fitimeve të majme në një kohë të shpejtë. Konfigurohet më së miri, ky bashkëpunim kriminal as më pak dhe as më shumë, por si shprehja më e mirë e një organizate kriminale, që ka zhvilluar brenda dhe jashtë vendit krimin e organizuar. Qëllimin e saj deri tani e ka arritur nëpërmjet korruptimit, jo vetëm të një njeriu, por të një zinxhiri personash të veshur me pushtet administrativ dhe politik.
Përse nuk u parandalua tragjedia e Gërdecit?
Tashmë është e qartë për të gjithë, sepse institucionet e shtetit shqiptar nuk funksionuan në asnjë hallkë të tyre, si në nivelet e ulëta, të mesme dhe të larta të drejtimit apo të bashkëpunimit midis tyre, fakt tashmë i pranuar edhe nga drejtuesit e shtetit.