Gjykata lë në burg pa afat 35-vjeçarin, që qëlloi me thikë Refatllarin
Ka ndryshuar taktikën e mbrojtjes, por nuk ia ka dalë t‘u shpëtojë prangave. Arben Strazimiri, i cili tri ditë më parë qëlloi me thikë duke plagosur shefin e repartit të kardiologjisë në qendrën spitalore "Nënë Tereza", është dërguar dje në Gjykatën e Shkallës së Parë në kryeqytet për të marrë masën e sigurisë. Shumë i qetë dhe pa ndonjë sjellje të çuditshme në pamje të parë, 35-vjeçari u është përgjigjur pyetjeve të gjyqtares së gatshme lidhur me gjeneralitetet dhe adresën e tij. Më pas, po me të njëjtën qetësi, ai e ka pranuar fajin, duke pohuar se e kishte qëlluar me thikë mjekun Ali Refatllari. Por, avokati i tij ka deklaruar përpara gjykatës se Strazimiri e kishte kryer krimin në një gjendje të rënduar psikike. Madje, ai ka pretenduar se klienti i tij është i sëmurë mendor dhe për këtë arsye ka kërkuar që atij t‘i jepej si masë, arresti në burg për një afat 1-mujor, brenda të cilit të kryheshin ekzaminimet e duhura mjekësore për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të të pandehurit. Nga ana e tij, prokurori i çështjes, duke theksuar se bëhet fjalë për një vepër të rëndë penale, e cila mund t‘i kishte kushtuar edhe jetën mjekut, ka kërkuar arrestin në burg pa afat. Në përfundim të seancës, gjyqtarja e gatshme ka vendosur që ta lërë Strazimirin në burg, deri në përfundim të hetimeve. Gjithsesi, tashmë prokuroria, krahas plotësimit të dosjes me elementet e duhura procedurale, do të duhet të marrë masa për të bërë ekzaminimin mendor të të pandehurit.
Mëngjesin e 11 prillit, Arben Strazimiri kishte vendosur të hakmerrej për vdekjen e dajës së tij, i cili kishte ndërruar jetë dy javë pasi i ishte nënshtruar një operacioni në zemër. Për këtë ngjarje, 35-vjeçari ishte i bindur se fajtor ishte mjeku kardiolog që kreu operacionin, Ali Refatllari. Strazimiri e ka goditur mjekun me thikë në sy të studentëve, ku ai po u jepte mësim. Më pas Strazimiri është përpjekur të largohet me shpejtësi, por pa mundur të shkojë larg, pasi është kapur nga policia. Arben Strazimiri, për të cilin burime nga Policia e Tiranës thanë se është kushëri me zëvendësministrin e Brendshëm, ka qenë edhe më parë i arrestuar për plagosje, por ka arritur t‘i shpëtojë dënimit. 35-vjeçari u arrestua pak kohë më parë, pasi plagosi me thikë shokun e tij, teksa luanin në një lokal lojërash fati në kryeqytet. Por, pasi qëndroi për pak kohë në qeli, ai u la i lirë. Pas arrestimit të fundit, ai e kishte pranuar krimin, duke deklaruar se shefi i kardiologjisë kishte qenë përgjegjës për vdekjen e dajës së tij, ndërsa dje në gjykatë është përpjekur të justifikohet me gjendjen e tij psikike.