Sot, mjekët e "Nënë Terezës" do të hidhen në protestë
Sot mjekët, infermierët dhe gjithë personeli shëndetësor i "Nënë Terezës" do të protestojnë, duke bojkotuar detyrën për gjatë një ore. Kjo, në kuadër të nisjes së "ciklit të reagimeve", pas agresionit kundër shefit të kardiokirurgjisë, Ali Refatllari, katër ditë më parë. Për gjatë 60 minutave puna në spital do të jetë e bllokuar. Më pas, nëse nuk do të ketë reagime dhe përmbushje të kërkesave të mjekëve, protestat e bluzave të bardha do të përshkallëzohen, duke ndërprerë operacionet dhe duke "paralizuar" ndërhyrjet kirurgjikale në spital. Duke pasur frikën nga sociopatët dhe psikopatët, siç i kategorizojnë ata, dhe me dëshirën për të mos pasur më agresione, si në rastin e kardiokirurgut, personeli mjekësor do të kërkojë më shumë siguri, mbrojtje dhe mbi të gjitha ligj dhe strategji për statusin e mjekut.
Një ditë pas agresionit të Refatllarit, pesë nga kirurgët më të vjetër të spitalit kanë vendosur që sot të japin një konferencë për shtyp, të hartojnë një strategji dhe mbi të gjitha të kërkojnë mbrojtje, sipas statusit të mjekut. Ndërsa, një pjesë e mirë e mjekëve kanë kërkuar që jeta e tyre të mbrohet me ligj dhe të ketë më shumë siguri në punën e tyre.
Pacientëve, nga ana tjetër, u mbetet për të zgjidhur problemet vetëm nëpërmjet ankesave me shkrim, nëpërmjet denoncimeve dhe nëpërmjet padive jo vetëm në Urdhrin e Mjekut dhe sindikata, por edhe në prokurori. Ndërsa Urdhri i Mjekëve bashkë me Sindikatën e Mjekëve do të organizojnë protestën e sotme, mjekët, nga ana e tyre, do të merren personalisht me mbrojtjen e jetës, kjo pasi puna në këta sektorë nuk ka mbrojtur ashtu siç duhet të drejtat e tyre. Madje, tepër të indinjuar bluzat e bardha kërkojnë një përfaqësi më të mirë të tyre. "Cikli i përfaqësimit më të mirë" do të jetë i gjatë dhe këmbëngulës, derisa të arrihen të plotësohen kërkesat e punonjësve të shëndetësisë.
Agresione të tilla, si ajo e datës 10 prill, në dyert e spitalit kanë edhe precedentë të mëparshëm. Për këtë kirurgët nuk do të tolerojnë më asnjë dhunë mbi ta, asnjë kërcënim dhe asnjë thikë tjetër pas shpine. Ndërkaq, në një forum të organizuar dy ditë më parë nga gazeta "Shqip", mjekët më të vjetër të spitalit QSUT deklaruan se mjeku është një figurë e nderuar, që duhet të respektohet nga të gjithë. Por, nga ana tjetër, të gjithë ata që i "bien në qafë" profesionit dhe pacientëve, duhet të gjykohen për kontributin e tyre. Për sa u takon pacientëve, ata duhet të kenë parasysh që në mjekësi ekziston edhe suksesi dhe komplikacioni. Sipas mjekëve, nga ana tjetër edhe media, edukuesja e pashembullt e opinionit publik, duhet të ketë kujdes kur përflet bluzat e bardha dhe të mos i vendosë të gjithë në të njëjtin "kallëp".