SHKB-ja, hetim për ngjarjen e Himarës
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur një hetim për veprimet e Policisë së Himarës, gjatë incidenteve të fundit që u shënuan në këtë qytet tri ditë më parë. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Policisë së Vlorës, Vehbi Bushati. Sipas tij, SHKB-ja po heton kallëzimin e bërë ndaj efektivave të Policisë së Himarës për dhunim të Erion Rrapit e Manolo Zotos. Këta të fundit kanë bërë një kallëzim në ngarkim të tre punonjësve të policisë për rrahje. Ndërkaq, Bushati konfirmon se hetimi për banorët e implikuar në rrethimin e komisariatit dhe për ata persona të cilët kanë goditur e fyer efektivët e policisë, është marrë në dorë nga prokuroria e rrethit. "Ne jemi palë në gjykim, pasi ndaj efektivëve tanë është depozituar një padi, e cila po hetohet. Ka qenë ky shkaku pse ne kemi kërkuar të mos jemi pjesë e hetimit. Dje, tre efektivët e policisë kanë dorëzuar raportet e tyre me shkrim rreth ngjarjes dhe dhunimit të tyre, ndërsa SHKB-ja ka marrë po dje raportet mjeko-ligjore të tyre", tha Bushati për "Shqip".
Prokuroria e Vlorës ka tashmë mjaft prova, që nga filmimet e deri te dëshmitë e dhëna, nga të cilat pritet të ketë të tjerë emra banorësh të implikuar, përveç atyre shtatë që kanë dalë deri tani nga ky hetim. Burime nga prokuroria thanë se pritet të ketë urdhra arresti për ata banorë që janë të përfshirë në rrahjen e efektivëve të policisë, vepër kjo që dënohet deri me 7 vjet burgim, ndërsa për organizatorët dhe pjesëmarrësit në protestë hetimet vijojnë. Ndërsa tre punonjësit e postës së Policisë së Himarës, dy të rolit bazë, e një i rolit të mesën, që janë akuzuar se kanë keqtrajtuar dy të shoqëruarit, janë pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimit dhe janë zëvendësuar me persona të tjerë të komanduar.