Puna si prostitute ne kryeqytet
Historia/ Nga viktima te dhunes dhe trafikut ne jete ne kufijte e normales. Rrefen nje nga viktimat Si me shfrytezonin e dhunonin brenda kufijve te Shqiperise
ELBASAN - Ne qender jane shume gra e vajza. Nje pjese e tyre jane trafikuar disa te tjera te keqtrajtuara me menyra nga me cnjerezoret ndersa te tjerat i kane shpetuar per pak trafikimit apo shfrytezimit si prostitute.
Nuk kane pare shpesh njerez te panjohur ne apartamentet e tyre dhe ndihen te shqetesuara pavaresisht se drejtuesit e qendres shpjegojne se do te ruhet anonimati dhe gjithcka tjeter mbi jeten e tyre te re.
Perfaqesueset e qendres na shpjegojne se ajo qe do te tregoje per historine e saj eshte e ndrojtur dhe flet pak. Fillimisht ngurron te tregoje historine por me pas kur meson se biseda do te ishte larg aparatit fotografik pranon te tregoje gjithcka qe i kish ndodhur ne moshe fare te mitur.
Tashme ne moshen 22-vjecare ajo eshte duke mesuar nje zanat dhe shpreson ti kthehet normalitetit te jetes se saj duke tentuar te harroje traumat e pashlyeshme te jetes se saj.
Historia juaj para se te vinit ne qender cila eshte
Isha 15 vjece dhe enderroja nje bote te bukur e te lumtur. E kujtoj me mjaft ndjenje ate periudhe. Por gjithcka u thye krejt papritur aq sa tani ende nuk me besohet se si dola nga ai tmerr. Ishim nje familje me probleme mami nervoze babi qe na godiste mua dhe mamin. Jashte shtepise njoha nje djale.
U dashurova me te. Ai me bente premtime te ndryshme dhe une besova sepse doja te ndertoja nje jete nje familje sic e kisha menduar. Vendosem te fejoheshim. Prinderit nuk pranuan.
Nuk e di pse e si por une e doja. Nuk mund te largohesha nga ai dhe se bashku pastaj vendosem te largoheshim. Shkuam ne Tirane menduam ta nisnim jeten atje. Por atje filloi zhgenjimi.
Pasi me perdori ne menyra nga me te ndryshme me braktisi. Nuk dija ku te shkoja. Hyra ne nje lokal dhe aty mu afrua nje banakiere. Ajo u tregua dashamirese dhe me tha se do te me ndihmonte. Me gjeti nje dhome e me strehoi per nje nate. Por te nesermen me kishte kycur brenda. Nuk kisha asnje mundesi shpetimi. Me kercenonte me jeten nese flisja.
Por edhe pse kerkoja ndihme askush nuk me ndihmonte. Filloi te me sjelle djem e burra duke me detyruar te beja gjera qe nuk i doja. Ishte nje tmerr. do nate shihja fytyra te reja qe i urreja. Nuk e duroja dot ate gjendje.
Nje dite kur ajo nuk ishte aty arrita te largohem nga dhoma. Ne rruge i mora celularin nje te panjohuri e i telefonova policise. Ata me moren e me strehuan fillimisht ne qender ne Tirane. Me pas u transferova ne kete qender. Tashme jam e cliruar dhe kam gjetur ngrohtesi. Me pelqen ketu. Jam duke mesuar dhe po mendoj per te ardhmen. Dua ta harroj ate ferr qe kalova.
Nuk kishit asnje mundesi per te dhene alarmin
Aty mbahesha si e burgosur kycesha nga jashte. Dera hapej vetem kur hynin burra e djem qe me detyronin te kryeja marredhenie seksuale me dhune.
Kishit ndonje perfitim financiar
Nuk kam fituar asgje thjesht me detyronin qe te beja ate pune e sme thuhej asgje as klientet nuk me flisnin e me ndihmonin. U jam lutur disave prej tyre. Por ata thjesht benin ate qe donin e iknin.
fare mendon te besh si e mendon te ardhmen
Kam gjetur forca e kuraje qe te eci perpara. Ne fillim kisha frike se do me njihnin ne rruge ne ndonje pune e kudo qe te ndodhesha. Por jo. E kam hedhur prapa ate jete e tani mendoj per te ardhmen sic e mendoja kur isha 15 vjece.