Vermaelen, përgjithmonë në Arsenal

Mbrojtësi i Arsenalit, Thomas Vermaelen ka thënë se dëshiron që të mbetet ‘përgjithmonë’ në klubin londinez.
“Dëshiroj të qëndroj në Arsenal përgjithmonë. Nuk ka transferim për mua. E dua Londrën dhe kam një shtëpi këtu. Jam shumë i lumtur këtu dhe nuk kam ndonjë arsye për t’u larguar”, tha Vermaelen për Sky Spor News.
Ai po ashtu foli edhe për ndeshjen miqësore që kombëtarja e tij Belgjika e zhvillon kundër Anglisë, për të cilën tha se është një ndeshje e madhe dhe se çdokush do të dëshironte të luante në atë takim.