E Shtunë, 31 Tetor 2026

Germimet arkeologjike kerkohen metoda moderne

Arkeologjia shqiptare ka nevojë për teknika bashkohore gërmimi. Agjencia e Shërbimit Arkeologjik ka nisur bashkëpunimet për modernizimin e logjistikës dhe teknikave në ekspedita duke u bërë pjesë e Bordit të Këshillit Europian të Arkeologjisë. Anëtarësimi në këtë organizatë sipas drejtorit të ASHA-s do të ndikojë në shkëmbinin e ekperiencave midis arkeologëve.

“Teknologjitë europiane sot po avancojnë drejt metodave të buta, duke eleminuar gërmimet dhe duke përdorur teknikat e reja, siç janë fotografimi ajror, studimet me gjeoradar të cilat bëjnë identifikim të qartë të zonave me potencial arkeologjik duke mos krijuar dëmtime në peizazhin përreth monumenteve, por duke dhënë mundësinë që të gërmosh vetëm atje ku ka vlera të rëndësishme arkeologjike”-tha Roland Olli, Drejtor i ASHA-s.

“Ne do të shkëmbejmë eksperienca në sektorin e ruajtjes së objekteve të trashëgimsë dhe arkeologjisë. Me aq sa kemi parë, niveli është i mirë, por i duhet kushtuar rëndësi edhe metodave moderne të gërmimit dhe survejimit” –tha Katalin Wollak, drejtore e EAC

Agjencia e Shërbimit Arkeologjik është krijuar tre vite më parë dhe është i vetmi autoritet i cili kontrollon gërmimet arkeologjike në territorin shqiptar. Një nga konpetencat kryesore të saj është edhe parandalimi i shkeljeve.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›