Fletët e 8 majit, KQZ: Hapja e kutive, më 25 tetor
TIRANE- Hapja e kutive te votimit te zgjedhjeve te 8 majit do te nise me 25 tetor. Vendimi eshte marre ne mbledhjen e sotme te KQZ me shumicen e votave.
Sipas vendimit, ne kete date do te nise edhe djegia e fleteve te votimit, proces qe do te zgjase deri ne fund te dhjetorit te ketij viti.
Projekt vendimi, Për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore, të përdorura për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 08 Maj 2011, sipas rendit te dites te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve u shqyrtua ne mbledhjen e sotme, me kundershtine e opozites ne komision.
Ne thelb projekt vendimi përcakton pastrimin e kutive të materialeve zgjedhore por edhe atyre të fletëve të votimit. Sipas draftit qe kerkon vetem nje miratim me kater vota, KQZ do të vërë në dispozicion rreth 1 milion e 800 mijë lekë për këtë proces që pritet të zgjasë 60 ditë. Fondi do të destinohet për lëndën djegëse dhe pagat e punonjësve që do të zbrazin kutitë e fleteve dhe materialeve.
Projekt vendimi eshte kundershtuar nga avokatët e Partisë Socialiste në KQZ, te cilet e quajne ate te parakohshëm përsa kohë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka një kallëzim penal të bërë nga socialistët ku objekt hetimi janë pikërisht fletët e votimit të cilat do të digjen.