E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fletët e votimit Subashi: Vendimi për djegien, politik

TIRANE- Vendimi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve për hapjen e kutive të dokumentacionit zgjedhor dhe djegien e fletëve të votimit është marrë mbi një projekt/akt të ndryshuar.
Nënkryetarja e KQZ, Dëshira Subashi tha gjatë një interviste se KQZ ka miratuar një akt ndryshe nga ai i shtatorit të vitit të kaluar, ku i gjithë procesi bazohej mbi një udhëzim i cili dërgonte edhe listat e zgjedhësve në arkivin e shtetit.

“Ka disa elementë të cilët janë shmangur në vendimarrjen e KQZ-së. Do ta filloj me një dispozitë të këtij udhëzimi, pikërisht me nenin 5 të këtij udhëzimi i cili thotë: përbërja e komisionit për hapjen e kutive të votimit është administrata e KQZ-së të cilët kryejnë këtë operacion pune. Po ta shikoni vendimmarrjen e fundit të KQZ-së e ka ndryshuar këtë dispozitë, nuk e ka marrë parasysh. Por i ka hënë të drejtën kryetarit të KQZ-së të drejtën ta ngrejë ai këtë komision. Së dyti në nenin 6 të ëktij udhëzimi përcaktohet që lista e votuesve të shkojë në arkivin qëndror të shtetit. ” u shpreh Subashi.

Kur duhen edhe pak kohë nga hapja e kutive të dokumentacionit zgjedhor, duket se ky proces rrezikon të nsië. Sipas nënkryetares Subashi, në tavolinën e saj ende nuk ka mbërritur urdhri i kryetarit Ristani për përbërjen e komisionit. Megjithatë Subashi thotë se bazuar në pikën 2 të nenit 20 të Kodit Zgjedhor, ky proces do të quhet i pavlefshëm nëse firma e sajdo të mungojë.

Për nënkryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vendimi për hapjen e kutive të dokumentacionit zgjedhor është i nxituar, politik dhe i kamufluar teknikisht. Sipas Subashit, asgjë nuk e nxitonte KQZ-në të merrte vendime të tilla. Duke u bërë palë në një krizë tërësisht politike.

(e.n/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ristani: Fletëvotimet do të fillojnë të asgjesohen nga 10 janari VIDEO: Fletët e votimit, Subashi: Vendimi për djegien, politik

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›