Reshje bore në Llogara, vështirësohet qarkullimi

Sasia e borës së rënë është 20 centimetra, ndërkohë që në rrugë ka pasur edhe akull për shkak të temperaturave të ulëta.
Në një gjatësi prej disa qindra metrash, rruga është e mbuluar nga shtresa e borës dhe akullit dhe mund të qarkullohet vetëm me zinxhirë.
“Aktualisht, ka nisur puna dhe po hidhen sasi kripe, që do të mundësojnë kthimin e normalitetit brenda pak orëve”, thanë burime nga Drejtoria e Ndërmarrjes Rajonale të Rrugëve.
Forcat e policisë rrugore janë shpërndarë në këtë aks për të shmangur aksidentet e mundshme, ndërkohë këshillojnë shoferët të përdorin zinxhirë për të qarkulluar. /S.Ll/Start/
2011-01-06 10:42
[