E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, konflikti për pronën, vret fqinjin me thikë

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në periferi të Tiranës, në fshatin Yrshek, ku mbeti i vdekur pas një konflikti për arsye pronësie 75-vjecari Feim Leka. Autori i kësaj ngjarje është identifikuar si Isuf Sinani 67-vjec.

Sipas dëshimtarëve dhe burimeve të policisë dy personat fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetrin në kufirin ndarës të tokave të tyre dhe më pas 67-vjecari Sinani e ka goditur me thikë disa herë Feim Lekën që u transportua menjëherë drejt Spitalit Ushtarak, por ndërroi jetë vetëm disa momente pasi mbërriti në këtë spital.

Forca të shumta të policisë së Komisariatit nr. 6 mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur arrestimin e autorit Isuf Sinani si dhe u ngrit një grup hetimor për të zbardhur më tej këtë ngjarje e cila rezultoi fatale për banorin e kësaj zone Feim Leka.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Tiranë, konflikti për pronën, vret fqinjin me thikë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›