Arrestohet djali i Arta Dades, plagosi nipin e Adil Çarçanit

Djali i Arta Dades, Besnik Dabulla u arrestua pasi mbrëmë plagosi me armë një shtetas në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Kjo nuk është hera e parë që djali i deputetes socialiste përfshihet në konflikte me armë.
Policia sqaroi sot se i plagosur ka mbetur shtetasi Endrit Lufi, 34-vjeç, nipi i Adil Çarçanit, ish-kryeministër në regjimin komunist në Shqipëri. Në konflikt është përfshirë edhe Shkëlzen Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha. Policia ka thënë se nipi i Adil Çarçanit është plagosur me pistoletën që ishte në pronësi të shtetasit Besnik Dabulla, djali i Arta Dades.
Tre personat ndodheshin në një lokal në zonën e ish-bllokut ku po darkonin. Ndaj Besnik Dabullës është marrë masa e arrestit në flagrancë për konsumim të veprave penale të “Plagosjes së rëndë” dhe “Armëmbajtjes pa leje”. Ndërkohë që në vendngjarje në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit e tipit Pistoletë si dhe një gëzhojë e një predhë.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, me synim zbardhjen tërësisht të rrethanave dhe motiveve të kësaj plagosje të rëndë. /S.Ll/Start/
2011-01-06 10:55
[