Apeli i vogëlushit të djegur: Më ndihmoni të bëhem si shokët
TIRANE- Djali që shihni në foto quhet Anxhi Korra, dhe është vetëm 6 vjec. Endrra e tij është e thjeshtë: Të dalë dhe të luajë me shokët, pa u ndjerë i kompleksuar nga djegiet që kanë përfshirë rreth 80 % të trupit të tij.
Në të vërtetë ëndrra e Anxhit është më tepër rikthimi i ditëve të mëparshme, kur shijonte fëmijërinë, pa u shqetësuar për djegiet që tashmë janë bërë pjesë e pamjes së tij.
E ëma e Anxhit, Mamudie, na rrëfen se si djali i saj për pak sa nuk humbi jetën, teksa luante me kapsolla. Pavarësisht se ishte përpjekur ta ndalonte të birin të bëhej pjesë e lojërave të rrezikshme, vrulli i fëmijëve shpeshherë është i pandalshëm.
E në të tilla kushte, edhe Anxhi e gjeti veten viktimë të vetë lojës së tij. Mamudia sot bën apel për ndihmë, në mënyrë që djalit të saj ti rikthehet sadopak pamja e tij e dikurshme, pasi ajo dhe bashkëshorti janë të papunë, dhe vetëm me një ndihmë sociale.
“Djali më kërkoi 20 lekë dhe doli jashtë për të luajtur. Me ato lekë kishte blerë kapsolla dhe i kishte futur ato brenda një grumbulli me zift në rrugë, ajo shpërtheu dhe ndenjëm 3 muaj në spital. Tashmë djali oli nga rreziku por tashmë ka shumë shenja në trup. Ju lutemi të na ndihmoni, ne kemi mbetur pa asgjë, cfarë kishim ja dhamë doktorëve madje kemi hyrë dhe në borxhe. Jemi pa punë, kemi dhe një fëmijë të vogël. ” shprehet Mamudia.
Ndërkohë Anxhi, një fëmijë mjaft i shkathët brenda mureve të shtëpisë, sapo i duhet të flasë me të tjerët shpresh dukshëm sikletin e tij. E megjithatë ai me gjuhën e thjeshtë të një fëmije, përpiqet të na flasë për ëndërrat e tij.
“Unë nuk dal dot jashtë me vjen turp. Dua të bëhem si shokët, të dal si shokët” shprehet vogëlushi.
Nga fjalët e Anxhit kuptohet lehtësisht dëshira për të rigjetur sërish fëmijërinë si dikur. Atë moshë e cila është vërtet shumë e cmuar, për tu shkatërruar nga një lojë kapsolle.
(e.n/news24/BalkanWeb)