"Fletoret" e sigurisë njerëzore
Në shtëpi, në punë, në rrugë, në ambiente publike apo kudo kemi nevojë të ndihemi të sigurt. Siguria në shkollë, në familje, në vendet e punës nuk duhet lënë vetëm në dorë të fatit, edhe pse mund të duket shpesh e çuditshme, secili prej nesh duhet të jetë gjithmonë në gatishmëri, për të shpëtuar familjen në gjendje katastrofe, për të qenë i kujdesshëm ndaj infeksioneve apo për të pasur një gjendje të mirë shëndetësore, për të dhënë ndihmën e parë, por edhe për të qenë i dobishëm për vete e për rrjedhojë edhe për shoqërinë. Një nga librat e fundit të Institutit të Sociologjisë, me autor Besnik Alibali, ka në qendër sigurinë njerëzore. Libri i titulluar "Fletoret e sigurisë njerëzore" është një kombinim këshillash, shprehje të urta, një udhërrëfim për masat që duhet të marrë secili prej nesh në mjedise të ndryshme dhe informacionin bazë që duhet të kemi për çdo rast kur nuk duhet të na kapë paniku. Në faqet e para të librit, autori thotë: "Të dish të përgatitesh për ‘ditën e zezë‘ do të thotë të luftosh për jetën tënde, që është pasuria më e madhe e çdo njeriu, do të thotë të mendosh të heqësh mënjanë disa para, të sigurohesh në institucione, të kesh një plan veprimi, të luftosh për të mbrojtur shëndetin, të kalosh stresin dhe të mbijetosh. Kjo është lufta për veten tënde e më në fund mund të lindë edhe nevoja edhe të kërkosh ndihmë!".
Siguria e përgjithshme
Siguria e përgjithshme do të thotë nëse që sot paguan një sasi parash në institucionet e sigurimit për rastet e fatkeqësisë, atëherë ke mundësi që pasojat e kësaj fatkeqësie t‘i eliminosh në një kohë më të shkurtër.
Përgatit një plan për të ditur se çfarë duhet të bësh në rast fatkeqësie natyre, katastrofë, aksident, goditje terroriste.
Përgatit një bagazh të lehtë për t‘u transportuar në ujë, ushqime, medikamente, vegla ndihmëse e pajisje të domosdoshme për emergjenca. Kutia e ndihmës së parë e njohur si kutia e kryqit të kuq duhet të jetë gati gjithmonë. "Mendo për ajër të pastër, në rast sulmi terrorist secili ka nevojë për mjete të thjeshta, si maska pambuku", thotë autori. Sipas tij, duhet menduar për ujin, si mund të filtrohet ai me mjete rrethanore. Duhet pasur parasysh pajisja me mjete komunikimi, si radio, ndriçues, telefon. Një nga këshillat kryesore për sigurinë njerëzore janë: "mos udhëto asnjëherë pa patentë, me shpejtësi, mos fillo asnjë punë pa njohur masat apo udhëzimet e sigurimit teknik, ndiko për të larguar rreziqet nga zjarri, gazi". Sipas tij, nuk duhen nënvlerësuar siguria në shtëpi, për të mbajtur larg fëmijëve, thika, xhama, ilaçe, pajisje elektrike dhe hidraulike.
Nuk duhet të vizitojmë kurrë pacientë me sëmundje infektive dhe të prekur nga epidemitë, duhet të bëjmë kujdes nga uji i ndotur,
ushqimet e prishura.
Pikat e karburanteve
Sektori i karburanteve në vendin tonë paraqet një sërë problemesh duke filluar që nga siguria e ndërtimit të objektit, nga prania e punonjësve të palicencuar për të punuar me karburante dhe me gaz, mungesa e mjeteve zjarrfikëse pranë tyre. Vetëm në Tiranë ka 51 stacione të shitjes së karburanteve, naftës dhe nënprodukteve të saj. Në të gjithë vendin ushtrojnë aktivitet të tregtimit me shumicë të karburanteve 870 stacione dhe rreth 110 stacione me pakicë. Qytetarët duhet të njohin dhe të kërkojnë largimin e këtyre pikave të gazit dhe karburantit sa më larg banesave të tyre, të cilat duhet të respektojnë rigorozisht largësinë e nevojshme prej tyre, si dhe masat kundër zjarrit, vendosja e sinjalistikës së nevojshme të sigurisë njerëzore.
Sulm biologjik
Një sulm biologjik realizohet me qëllim të lëshimit të baktereve ose të substancave të tjera që përhapin epidemi. Shumë nga këto mund të thithen me frymëmarrje apo hyjnë nëpërmjet të çarave të lëkurës, duke shkaktuar sëmundje ngjitëse vdekjeprurëse. Të tjera sëmundje si lija shkaktojnë sëmundje ngjitëse deri në epidemi.
Një sulm kimik realizohet nëpërmjet çlirimit të një gazi tonik të lëngshëm apo solid që mund të helmojë njerëzit apo mjedisin. "Jini i vëmendshëm në çastin e shfaqjes së shenjave të një sulmi kimik, të tilla si lëngëzimi i syve, dridhje, shokim, probleme me frymëmarrjen apo humbje e vetëdijes. Në natyrë, zogj të sëmurë ose të ngordhur peshq apo kafshë të tjera të vogla mund të jenë shkaqe të dyshimit.