E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmirësimi i motit, pas ditës së martë

Do të kemi një përmirësim të motit vetëm pas ditës së martë.

Sot dhe nesër sinoptikanët kanë parashikuar reshje në të gjithë vendin, shi, por edhe borë në zonat e thella malore. Ndërkohë që sot dhe nesër do të kemi ulje të temperaturave deri në tre gradë Celsius, sinoptikanët japin shpresa për një përmirësim të motit vetëm pas ditës së martë. Instituti i parashikimeve "Meteoalb" ka sqaruar se aktualisht në vendin tonë po qarkullojnë rryma të ftohta, nga të cilat janë prekur të gjitha vendet e rajonit.

I ftohti i parakohshëm që ka përfshirë vendin është më shumë karakteristikë për stinën e dimrit se sa për vjeshtën.

Ndërkohë që, sipas kalendarit të stinëve muaji shtator, tetor dhe nëntor janë muajt e vjeshtës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›