E Diel, 1 Nëntor 2026

Koci: "Jemi kunder hetimit parlamentar te Rames"

Kryetari i Partise Socialiste te Vertete '91, Petro Koci, ne nje prononcim per "KJ", deklaroi se ngritja e komisionit hetimor parlamentar per kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, njeheresh kryetari i bashkise se Tiranes, eshte demagogjike dhe instrument elektoral. "Forca jone politike eshte kunder ngritjes se ketij komisioni hetimor, sepse nuk e konsiderojme si nje iniciative qe lufton pa kompromis korrupsionin, por si nje instrument thjesht elektoral", shprehu qendrimin e tij, Petro Koci. Aq me teper, sipas tij, qe Partia Demokratike dhe Partia Socialiste jane pjese e marreveshjes se 21 prillit, nje marreveshje e cila e ka erresuar mundesine e korrupsionit ne vend dhe sidomos korrupsionin politik. "Kjo nisme nuk shkon, perderisa Rama dhe Berisha kane ndare bashke disa sheshe ndertimi", theksoi kryetari i Partise Socialiste te Vertete '91. Kerkesa per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per kryebashkiakun Edi Rama, u paraqit dje zyrtarisht ne zyren e protokollit te Kuvendit, e firmosur nga deputetet e Partise Demokratike. Ndersa opozita e ka kundershtuar kete nisme, duke e quajtur si nje manover elektorale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›