E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD refuzon ftesen e Rames per takim: "Lote krokodili" per krizen e zgjedhjet

Demokratet i jane pergjigjur negativisht ftese se kryesocialisti Rama, per t'u ulur ne nje tryeze me Berishen dhe per te diskutuar per kartat e identitetit dhe krizen ekonomike. Nepermjet zedheneses, Mehilli PD u shpreh se Edi Rama po vendos cdo gje, perpara kartelet e mafias se ndertimit, duke gjetur momentin e gabuar per te bere deklarata per krizen ekonomike. "Rama zgjodhi diten kur vete mori 19 leje ndertimi per te derdhur "lot" per krizen ekonomike, diten kur ai vendosi kodin me te madh te mafies dhe te kartelit te ndertim", deklaroi zedhenesja e PD-se. Sipas Mehillit, kryebashkiaku i Tiranes, njekohesisht kreu i PS-se, Edi Rama derdhi "lot krokodili" per krizen ekonomike, per renien e te ardhurave te shqiptareve dhe per deshtimin e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Per te, vemendja e Rames eshte perqendruar te lejet e ndertimit dhe perpara tyre ai eshte i gatshem te sakrifikoje gjithcka. Nderkohe Partia Demokratike akuzoi kreun e Partise Socialiste, Edi Rama se po ben perpjekje per te sabotuar zgjedhjet te cilat do te mbahen ne me 28 qershor. Perfaqesuesi i PD-se ne komisionin e posacem per pergatitjen e zgjedhjeve, Tritan Shehu ne nje prononcim per mediat deklaroi se PS nuk paraqitet ne kete komision per te bashkepunuar ne lidhje me procesin zgjedhor. Sipas Shehut, komisioni ka mbetur i bllokuar per shkak te mosparaqitjes se opozites ne te, ndonese mazhoranca ka paraqitur te gjitha pergjigjet per procesin e kartave te identitetit. "Ministria e Brendshme i ka derguar komisionit te gjitha materialet dhe pergjigjet e kerkuara nga koleget lidhur me situaten ne pergatitjen e dokumenteve te identifikimit, por nga e PS-se ka pasur heshtje. Kjo synon te sabotoje dhe bllokoje procesin", tha Shehu. Sipas tij, opozita ka si qellim te vetem bllokimin e parlamentit dhe krijimin e tensioneve artificiale. F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›