E Diel, 1 Nëntor 2026

Roja bregdetare "peshkon" anijen italiane

Vlore- Peshkarexha italiane me 6 marinare ne bord, bllokohet nga roja bregdetare shqiptare, pasi kishte shkelur hapesiren detare dhe peshkonte ne ujerat e Vlores. Mjeti lundrues mesohet se eshte kapur mbremjen e se martes duke peshkuar, por marinaret e mohuan kete fakt, duke kerkuar lirimin nga porti ku dhe mbahen. Peshkarexha behet e ditur se kishte flamur italian dhe emertimin "Niko", ndersa eshte sjelle nga ana e forcave te kufirit shqiptar dhe mjeteve te tjera te marines drejt portit te Vlores, ku aktualisht ndodhet ne pritje te procedurave ligjore. Burime nga Kapiteneria e Portit, bejne me dije se mjeti i huaj lundrues, me ngjyre te bardhe, eshte pikasur duke peshkuar ne ujera shqiptare. Nje fakt i tille nuk eshte pranuar nga ana e ekuipazhit te peshkarexhes. Ata thane se nuk kane pasur as qellim dhe as kane kryer veprime ne ujerat tona, duke respektuar gjithe bazen ligjore ne lundrim. Rrymat e forta dhe nje defekt i kane sjelle ne kete hapesire, por gjithsesi kapja ne flagrance do te jete objekt hetimi nga ana e pales shqiptare. Aktualisht mjeti dhe ekuipazhi i eshte nenshtruar procedurave te bllokimit dhe gjendet nen hetim per vepren penale te shkeljes se ujerave territoriale.
Aktualisht peshkarexha, ne bordin e se ciles ishin 6 marinare italiane, mbahet e bllokuar ne portin e Vlores ne pritje te veprimeve te metejshme.
O. Hila

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›