Kerkohej ne Zvicer per grabitje, kapet ne port kosovari
Durres- Kosovari i kerkuar ne Zvicer per “vjedhje me dhune” arrestohet ne port, pasi zbret nga trageti i linjes Trieste-Durres. Burime zyrtare te policise vendore bene me dije dje se ndaluan pas verifikimeve ne sistemin TIM-s, te dyshuarin Berat Berisha, 26-vjec, banues ne fshatin Shtitarice, komuna Vushtri e Kosoves. Sipas hetimeve te kryera rezulton se Interpoli zviceran e kishte shpallur ne kerkim nderkombetar per grabitje te riun qe prej dates 11 korrik 2009. Gjate perpunimit te personave te ardhur ne port me nje nga tragetet e linjes Trieste-Durres, rezultoi se Berat Berisha, me date 10 qershor te vitit te kaluar ka qene pjesemarres ne nje ngjarje kriminale. Pas verifikimeve te kryera, policia e Durresit ka komunikuar me Interpol Tiranen dhe me tej me autoritetet zvicerane, ndersa priten procedurat e ekstradimit dhe veprimeve ligjore. Pasi e ka izoluar ne paraburgim 26-vjecarin, policia ia ka kaluar materialet prokurorise per veprime te tjera proceduriale.