Flijohet me plumb 19-vjecari, dyshohet ndarja nga e dashura
Delvine- Nje plumb pistolete i ka shkaktuar vdekjen 19-vjecarit nga fshati Bakaj i Delvines, ndersa mbeten ende mister rrethanat e ngjarjes nese ka qene vrasje apo vetevrasje. Trupi i Fildian Licajt u gjet mbreme rreth ores 19:00 nga banoret e fshatit pak metra larg nga banesa e tij, ndersa gjate kerkimeve u zbulua edhe nje arme tip pistolete. Pak ore pas ngjarjes, nje vajze ka deshmuar ne polici se shkak ishte bere ndarja e saj me te ndjerin pasi kishin pasur nje lidhje dhe kete lajm i riu e kishte perjetuar keq. Pas nje debati qe kane bere mengjesin e sotem, duket se 19-vjecari ne gjendje depresive ka vendosur te flijohet duke u veteqelluar me nje plumb afer zemres. Burime policore te komisariatit Sarande bene me dije se Fildian Licaj ka nderruar jete ne spitalin e qytetit pas plages se rende te shkaktuar ne shpatull qe i ka sjelle demtim te mushkerive dhe hemorragji. Ne vendngjarje u dergua nje grup hetimor dhe u moren ne pyetje banoret qe gjeten te plagosur rende Licajn. Mjeket u shprehen se i riu mbijetoi vetem 15 minuta ne sallen e operacionit, kurse ekspertet sekuestruan nje pistolete tip "TT" ne cilesine e proves materiale, ku po kryen analiza laboratorike per qitjen dhe gjurmet e gishterinjve. Arma u gjet vetem pak metra larg vendit ku ndodhej trupi i Licajt. Por askush nuk ka ditur te shpjegoje rrethanat e ngjarjes, nese 19-vjecari ka kryer nje vetevrasje aksidentale duke luajtur, apo eshte qelluar nga pas shpine nga persona ende te paidentifikuar. Deshmia e vajzes, emri i te ciles nuk behet i ditur, ka hedhur drite tek hetuesit per te ndjekur linjen e investigimit rreth ngjarjes. Burime policore thane se po hetojne ne pisten e vetevrasjes ne gjendje depresive.
Precedenti
Hetues te Policise se Sarandes thane se edhe 5 vjet me pare ne kete fshat u vra barbarisht me goditje vareje ne koke nje 22 vjecar, i cili ishte futur ne plastmas dhe u hodh i futur ne thes ne nje fushe ku u gjet kater dite me vone nga banoret. Ngjarja mbeti mister, edhe pse tronditi banoret per shkak te krimit monstruoz.
Precedenti
Hetues te Policise se Sarandes thane se edhe 5 vjet me pare ne kete fshat u vra barbarisht me goditje vareje ne koke nje 22 vjecar, i cili ishte futur ne plastmas dhe u hodh i futur ne thes ne nje fushe ku u gjet kater dite me vone nga banoret. Ngjarja mbeti mister, edhe pse tronditi banoret per shkak te krimit monstruoz.