E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flijohet ne Teqe 18-vjecari

Tepelene- Udheton 100 kilometra per t'u veteflijuar ne Teqene e fshatit ku kishte lindur. Amarildo Jahaj 18 vjec, dyshohet se vuante prej vitesh nga crregullime psikike dhe ka vrare veten me nje plumb ne koke, ne mjediset e objektit te sektit bektashian ne rrethin e Tepelenes. Ngjarja e rende ka ndodhur ne kultin religjioz te sektit bektashian ne fshatin Levan, rreth ores 19:30 te se shtunes dhe deshmitar ka qene vete kujdestari i Teqese, Bilal S.,i cili megjithese eshte perpjekur te ndale te riun Jahaj, nuk ia ka arritur dot. Nje e shtene pistolete i ka dhene fund jetes se 18-vjecarit, kurse nje grup hetimor ka udhetuar pergjate gjithe nates, per te mberritur deri ne vendngjarje. Burime zyrtare deklaruan se viktima kishte lindur ne kete fshat dhe banonte ne Fier, ndersa kishte zgjedhur pikerisht objektin e kultit, per t'u veteflijuar. Sipas deshmive te familjareve, Jahaj vuante nga nje semundje mendore qe kur ishte i vogel.

Ngjarja

Mbremjen e se shtunes, ne sallen operative te Komisariatit te Policise Tepelene, ka mberritur nje telefonate, e cila bente fjale per nje vetevrasje. Njeriu qe ka njoftuar blute ka qene pikerisht kujdestari i Teqese, Bilal S., i cili ka deshmuar per skenen e ngjarjes ne Levan dhe traumen, qe pesoi pas saj. Ne drejtim te fshatit kane udhetuar efektivet e policise dhe grupi hetimor. "Pasi mberritem ne vendngjarje, konstatuam se informacioni i servirur nga telefonata ishte i vertete", thote njeri prej pjesetareve te grupit hetimor. Sipas hetimeve paraprake, 18-vjecari Amarildo Jahaj, banues ne Fier, kishte shkuar ne teqene e fshatit dhe pasi ishte futur brenda, kishte qelluar veten me pistolete. Sipas skemes se ngritur nga policia ne lidhje me kete ngjarje, 18-vjecari ishte nisur mengjesin e se shtunes nga Fieri, ku banonte aktualisht me familjen, per te udhetuar ne drejtim te vendlindjes se tij, ne Levan te Tepelenes. Pasi kishte levizur per ore te tera ne rrethinat e fshatit, ne mbremje ai kishte shkuar ne Teqene bektashiane. Kujdestari i ka kerkuar qe te mos hynte brenda, meqenese ishte nate. Pasi e ka shtyre ate me force, adoleshenti ka hyre brenda pa dhene shpjegime. Ne pak sekonda eshte degjuar e shtena e armes, qe Jahaj mbante ne brez dhe ne pak momente dhoma e brendshme eshte pergjakur.

Hetimet

Krahas deshmive te mbledhura nga familjaret dhe kujdestari i Teqese, grupi hetimor e mbeshtet versionin e vetevrasjes ne lidhje me kete ngjarje, edhe tek gjetja dhe sekuestrimi ne vendngjarje ne cilesine e proves materiale, te nje pistolete tip "Berete", si dhe nje gezhoje. Nderkohe familjaret e viktimes i kane pohuar policise, se i afermi i tyre vuante prej disa vitesh nga crregullime te forta psikike dhe ishte larguar nga shtepia, pa dhene asnje adrese apo shpjegim per aktin qe do te ndermerrte. Sipas hetuesve, viktima ka parapergatitur aktin e tij dhe ka pasur si synim, kryerjen brenda objektit te kultit ne vendlindje, kete fakt e ka perforcuar edhe deshmia e kujdestarit 50-vjecar te Teqese, banues ne Levan. Policia tha se ne gishtat e te ndjerit jane gjetur gjurme baruti, qe vertetojne qitjen e armes nga vete 18-vjecari. Mjeket thane se plaga ka qene ne pjesen e kokes dhe vdekja e menjehershme.

Precedenti

Vetevrasja e se shtunes eshte e dyta qe shenohet per kete vit ne Qarkun e Gjirokastres. Ne daten 10 janar 2009, nje 23-vjecar nga fshati Piskove i Permetit, do te gjendej i vetevarur ne nje peme. Sipas organeve te hetimit, kjo ngjarje e rende kishte ndodhur pasi familja nuk e lejonte qe te martohej me vajzen qe dashuronte.

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›