"Ishte i tmerruar, i kerkova te mos hynte, por me shtyu"
Kujdestari i Teqese se Levanit, Bilal S., ne gjendje ankthi e traume, i ka pohuar policise se pasi kishte konstatuar nje njeri qe po i afrohej Teqese, i kishte kerkuar qe te mos hynte meqenese ishte nate. "E pashe qe ishte i tmerruar dhe i kerkova me kembengulje qe te mos hynte ne Teqe", ka pohuar ai per grupin hetimor. Kundershtimet e kujdestarit te Teqese, nuk e kane ndaluar te riun qe te hynte ne mjediset e brendshme te Teqese bektashiane. "Ai me shtyu me force dhe vrapoi qe te hynte brenda", vijon rrefimin e tij, ne lidhje me ngjarje kujdestari i objektit te kultit. Sipas grupit hetimor, pasi eshte futur brenda ne Teqe, i riu ka qelluar veten me pistolete.