Flijohet ne vetmi, vdes pas 3 ditesh ne spital
Durres- Vetmia dyshohet te kete cuar nje vajze 18-vjecare nga Durresi drejt flijimit me fostoksine. Edhe pas tre ditesh terapie intensive ne pavionin Toksikologjik te Spitalit Ushtarak ne Tirane, Elsuida Allmetaj nuk ka mundur te mbijetoje. Ajo ka nderruar jete mengjesin e djeshem, ndersa ngjarja ka ndodhur mbremjen e se dieles ne banesen e viktimes, fshati Sallmone i komunes Xhafzotaj. Vajza eshte gjetur ne gjendje agonie nga prinderit e saj dhe kishte kapercyer disa kokrra fostoksine, ndersa ishte mbyllur ne dhome. Pavaresisht nderhyrjes, mjeket nuk kane mundur dot ta shpetojne. Nje grup hetimor kreu veprimet paraprake, duke marre ne pyetje edhe familjaret e te ndjeres.
Prinderit mohuan qe Elsuida te ishte lidhur me ndonje djale apo ta kishin qortuar per veprimet e saj. "Vajza qendronte e heshtur gjate koheve te fundit, fliste fare pak dhe rrinte e vetmuar", kane thene ata per grupin hetimor.
E.A.