"Me kishte borxh 500 mije leke"
Shkoder- Konkurrenca dhe nje borxh i vjeter i pashlyer, prej 500 mije lekesh, dyshohet te jete motivi i ekzekutimit te biznesmenit te njohur ne fushen e ndertimit te pallateve ne Shkoder, Arben Bitanit. Policia ndaloi duke u zbardhur dita e djeshme, te dyshuarin Afrim Rraboshta, 37-vjec, edhe ky biznesmen ndertimesh ne zonen e Barbullushit ku dhe banonte. I dyshuari eshte vellai i kreut te Partise Socialdemokrate te Shkodres dhe njekohesisht anetar i Keshillit Bashkiak, Perparim Rraboshta. Por ngjarja nuk ka motive politike, pasi ka qene vete kryetari i PSD-se qe njoftoi policine per ngjarjen pasi ishte telefonuar nga Afrimi. Burime zyrtare thane se e gjeten te dyshuarin te fshehur ne nje banese ne Bushat, por mendohet se shkak i arratisjes eshte bere shmangia e ndonje hakmarrje te shpejte nga familja e viktimes. Per ekspertet nuk ka dyshim qe autori i ekzekutimit te 45-vjecarit me banim ne qytet eshte pikerisht Rraboshta, i cili ka qelluar me tre plumba ne gjaknxehtesi e siper kolegun pas sherrit ne lokal.
Ekspertet munden te gjenin shume gjurme ne makinen tip "Benz Regina" me targa SH3577E ne pronesi te viktimes, Arben Bitani. Gjate arratisjes, Afrim Rraboshta nuk ishte kujdesur qe t'i fshinte, fakt qe sipas policise nuk flet per nje vrasje te paramenduar. Grupi hetimor ka arritur te zbuloje pas deshmive te mbledhura edhe nje prej motiveve kryesore te krimit, qe eshte borxhi prej 500 mije lekesh qe Bitani nuk i kthente kolegut te tij. Por duke qene se ishin konkurrente ne te njejten fushe dhe te njohur, ekzistojne dyshime edhe per kete piste. Vete Rraboshta pas arrestimit pa bere asnje rezistence, deshmoi se shkak ishte borxhi i pashlyer, kurse debati i ashper dhe gjaknxehtesia pas mohimit te shumes nga 45-vjecari, e kane cuar ne kete akt fatal. "Une nuk doja ta vrisja. Ne debatuam ashper ne lokal, pikerisht per kete borxh dhe me pas hipem ne makine per te vazhduar biseden me shpresen se Arbeni do te mi kthente parate. Por ai kundershtoi serish dhe ne ate moment ndodhi ngjarja", ka thene 37 vjecari per hetuesit. Gjurmet e zbuluara jane derguar drejt Laboratorit Kriminalistik ne Tirane per nje ekspertize daktiloskopike dhe balistike.
Dy ndertuesit ishin takuar ne fshatin Barbullush rreth ores 16:00, zone ku banon edhe i dyshuari Afrim Rraboshta. Pasi ishin ulur ne lokalin e vellait te Afrimit, kane biseduar per me se nje ore, fillimisht me tone te uleta dhe me pas me ze te larte. Klientet kane degjuar nje debat te ashper qe ka sjelle edhe ngritjen e biznesmeneve nga tavolina me qellim vazhdimin e bisedes ne makine. Kane hipur ne mjetin e Arben Bitanit dhe vetem pas 500 metrave rruge jane degjuar tre te shtena arme, qe sipas policise ka qene pistolete. Banoret dhe deshmitaret thane se gjeten trupin e Arbenit mbi sedijen e shoferit te pergjakur. Plaget kane qene ne trup dhe koke, kurse makina ishte e ndezur dhe e ndaluar anash rruges kryesore.
Kush ishte Arben Bitani
Arben Bitani ka lindur ne fshatin Barbullush dhe banonte ne qytetin e Shkodres. Ai ushtronte nje aktivitet privat ne fushen e ndertimit dhe aktualisht ishte duke ndertuar nje pallat te sheshi "Isa Boletini", ne qytetin e Shkodres. Ndersa kishte te perfunduar nje tjeter pallat ne lagjen "Perlat Rexhepi", perballe ish-Shtepise se Pritjes. Ai eshte gjetur te henen ne mbremje me 2 plumba ne koke dhe nje ne trup, ne makinen luksoze tip "Mercedes Benz Regina", me targe SH 3577E.
I dyshuari Afrim Rraboshta, vellai i kreut te PSD-se se Shkodres, Perparim Rraboshta. Njihet si biznesmen dhe familja menaxhon disa lokale ne Barbullush te komunes Bushat. Policia ka marre masat per te shmangur ndonje hakmarrje.