E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Hekurani me pershendeti nga autobusi"

Elbasan- Ende asnje shenje jete per tregtarin Hekuran Latollari. Ndersa oret kalojne, ankthi eshte rritur se tepermi ne familjen e 46-vjecarit me banim ne lagjen "Kongresi i Elbasanit". Vellai i Hekuranit, Ferdinanti, tregon per gazeten "KJ" se per familjen dhe gjithe te njohurit zhdukja ka mbetur enigme. "Hekurani ka dale nga shtepia te premten ne oren 08:00 te mengjesit. Ka futur makinen brenda ne oborrin e shtepise time dhe i ka dhene celesat e makines dhe dyqanit gruas. Qe nga ai moment nuk eshte pare me", thote ai, duke bere apel qe nese eshte i gjalle dhe ka ndonje shqetesim, te kthehet prane familjes. "Nuk e mendojme ende te keqen, por edhe nese ka vdekur, ta gjejme qe t'i bejme nderimet e fundit. Ne nuk mendojme as per rrembim, as per grabitje pasi nuk kishte konflikte dhe as te holla me vete", shprehet i vellai. Zhdukja ka krijuar situate te veshtire ne familje dhe me keq po e perjetojne femijet.

Te enjten Hekurani ka qene ne Tirane me gjithe gruan, ku beri disa pazare pasi do te celte dyqanin e ri te shtunen. "Ne mbremje me telefonoi per nje kafe afer dyqanit te tij. Me tregoi per mallrat qe kishte blere. Me foli krejt normalisht. Nuk kishte asnje shqetesim", vijon Ferdinanti qe ka bere denoncimin prej dites se premte.

E motra e Hekuranit, Jolanda Debrova, tregon se te enjten ne mbremje ai ka trokitur tek dera e saj per te mbushur uje. "Beme muhabet dhe ishte normal. Nuk kishte asnje shqetesim. Jemi shume te tronditur. Nuk ka pasur asnje problem ne jeten e tij. I lutem Zotit te jete gjalle", thote ajo. Familjaret dyshojne se ai eshte larguar me nje paramendim dhe urojne qe te mos jete dicka e kobshme.

I ati i Hekuranit, Latif Latollari, pohon se djali nuk ka pasur asnje arsye qe te largohej nga shtepia. "Nuk dime se perse e beri nje gje te tille. Te pakten te na kishte thene sepse na ka mbetur peng. Une dhe gruaja po jetojme dite shume te veshtira", shprehet ne ankth ai.

Edhe ne treg shprehen te habitur dhe flasin fjale mjaft te mira per Hekuranin. Ne tregun industrial, nje grup tregtaresh tregojne se ai ishte njeri mjaft punetor dhe pa probleme. I fundit qe e ka pare ka qene Ismail Porozi nje nga shoket e tij te ngushte. "Une Hekuranin e kam pasur mik dhe shok. Ka qene njeri i mire dhe i sjellshem. Nuk ka pasur asgje me shoket. Une e pashe per here te fundit kur i kishte hipur autobusit qe te con drejt Ures se Shkumbinit dhe jemi pershendetur me dore", thote ai. Sipas informacioneve te marra, policia ne bashkepunim me Prokurorine kane vene nen kerkim numrin e celularit te Hekuran Latollarit per te lokalizuar vendndodhjen e tij, pasi me ane te satelitit behet e mundur qe te lokalizohet vendndodhja edhe pse celulari eshte i fikur.

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›