E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon per embelsire Bajrami, zhduket nusja

Elbasan- Dukuria e zhdukjeve nga banesat pa asnje lloj adrese eshte kthyer ne nje "epidemi". Humb nje person i dyte ne rrethana misterioze ne qytetin e Elbasanit. Pas tregtarit Hekuran Latollari, diten e hene eshte denoncuar edhe zhdukja e nje nene te dy femijeve, vetem 25 vjece. Nderkohe qe diten e djeshme, Policia e Elbasanit ka shpallur ne kerkim Sheqere Kurtin, banuese ne lagjen "Emin Matraxhiu", e cila qe nga mesdita e dates 8 dhjetor 2008 rezulton e humbur. Denoncimi ne polici eshte kryer nga bashkeshorti, Astrit Kurti, 27 vjec. Ka qene ora 14:30, kur nusja e re eshte larguar nga banesa. Para se te dilte nga shtepia, ajo eshte shprehur se po shkonte te blinte nje embelsire per Kurban Bajram.

Por ndersa dy femijet dhe bashkeshorti prisnin embelsiren, Sheqerja nuk eshte kthyer me ne familje. Astrit Kurti ka filluar kerkimet duke u telefonuar gjithe te njohurve dhe miqesise. Por askush e ka pare 25 vjecaren. Familja dhe te afermit kane nisur kerkimet ne zonen e Krastes dhe pergjate lumit Shkumbin. Megjithate deri ne oret e vona te mbremjes, nuk eshte gjetur asnje shenje jete.

Vjehrra e se humbures, Hamide Kurti, shprehet per gazeten "KJ" se Sheqerja eshte zhdukur pas ores 14:00 te dites se Kurban Bajramit. "Para se te ikte u ka thene femijeve dhe djalit tim se po shkonte te merrte nje paste per festen. "E pritem deri ne darke, por ajo nuk u kthye. Shkuam morem prinderit e saj dhe nisem kerkimet. E kerkuam neper spitale pasi menduam se mos e kishte perplasur ndonje makine. Gjate nates kerkuam edhe ne pyll dhe pergjate lumit. Kur nuk gjetem asgje erdhem dhe kryem denoncim ne polici", tregon vjehrra e Sheqeres.

Familja thote se nuk kane marre asnje lajm per nusen e humbur dhe nuk dine asgje per motivet e largimit nga banesa. Vjehrra pohon se Sheqerja nuk ka pasur asnje problem me te shoqin. E pyetur nese ka dyshime per rrembim, Dallendyshe Kurti shprehet se nuk ka asnje dyshim ne kete drejtim. "Djali ndihet i trishtuar dhe i vjen keq per dy femijet te cilet tani kane mbetur pa nene", thote ajo.

Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka shpallur ne kerkim Sheqere Kurtin, lindur ne Cerrik dhe banuese ne Elbasan, pasi eshte denoncuar si e humbur nga bashkeshorti.

Precedenti

Ky eshte rasti i dyte brenda pese diteve, i zhdukjes misterioze te personave nga ky qytet. Ne daten 6 dhjetor u zhduk ne rrethana enigmatike tregtari Hekuran Latollari, 46 vjec, me banim ne lagjen "Kongresi i Elbasanit".

Kerkimet

Te dy familjet, Kurti dhe Latollari jane duke kerkuar dhe kane kryer denoncime ne polici. Deri dje ne mesnate policia nuk ka marre asnje lajm per keta dy persona, ndersa shperndau fotografite ne te gjitha pikat kufitare te vendit.

Lista

Te humbur shtator-dhjetor:

Vladimir Rakipi, 55-vjec, lagjia "Uznove", Berat

Entela Sulka, 19 vjece, fshati Gjeroven, Berat

Admir Kosova, 18 vjec, fshati Gjeroven, Berat

Preng Lleshi, 14-vjec, banues ne Shijak

Hekuran Latollari, 46-vjec, banues ne Elbasan

Sheqere Kurti, 25-vjece, banuese ne Elbasan

I gjetur:

E. Fusha, 14-vjec, banues ne Durres


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›