Polici plagos pas dehjes babane
Kruje- Efektivi i Komisariatit te Krujes plagos ne gjendje te dehur, babane ne lokal. Koleget e ndalojne dhe pas refuzimit per denoncim nga i demtuari, liruan te dyshuarin Aleks Lulashi diten e djeshme. Ngjarja ka ndodhur mesnaten e se henes ne fshatin Gurez te Kurbinit, ne lokalin e Mond M., kurse i plagosuri eshte 60-vjecari Marash Lulashi. Burime zyrtare te policise se Lacit thane dje per gazeten "KJ" se i dyshuari eshte efektiv ne Komisariatin e Krujes. Krimi ka ndodhur me pistoleten e sherbimit te Lulashit, kurse i ati, gjendet ne Spitalin Ushtarak te Tiranes jashte rrezikut per jeten. Rreth ores 23:00 Marashi kishte shkuar ne lokal per te marre te birin pasi ishte vonuar, por ne gjendje te dehur 27 vjecari ka shkrehur nje here armen duke plagosur babane. Deshmitaret thane se ngjarja ka qene aksidentale. Ne momentin qe efektivi po i jepte te atit armen pasi nuk ishte ne gjendje te kontrollonte veten, eshte degjuar nje shkrehje e pavullnetshme. Policia po heton uniformen ne gjendje te lire, pas mungeses se nje denoncimi.
A.Bushi
A.Bushi