Denoncimi i Prenes: Po shes shtepine nga frika e grabitesve
Lac- Nje e moshuar eshte bere "viktima" e radhes e grabitjeve ne qytetin e Lacit. Prena Frroku ka denoncuar ngjarjen e ndodhur tre dite me pare, ne Komisariatin e Kurbinit, ndersa e terrorizuar nga ngjarja eshte detyruar te nxjerre ne shitje shtepine ku jetonte prej 40 vjetesh, per te gjetur nje strehe tjeter ku te mos e sulmojne me. Gjate rrefimit per gazeten "KJ", 69-vjecarja thote se dy persona te pamaskuar e kane sulmuar rreth ores 19:00 te tre diteve me pare, gjate kohes qe kthehej per ne banese ne lagjen nr.3 te qytetit. "Ata me ndoqen gjate gjithe rruges dhe prane Postes se qytetit, me zune prite duke me kerkuar parate qe kisha me vete, ose ndryshe do me vrisnin. Pasi me kane goditur disa here, ku njeri me mbante nga koka, duke me mbyllur gojen per te mos bertitur, me kontrolluan xhepat per para", thote Prena. Megjithese eshte perpjekur per t'iu shpetuar nga duart, ajo ka kerkuar ndihmen e nipit, pasi nuk kishte njeri tjeter ne shtepi. "Ne keto momente ata jane larguar dhe menjehere kam bere denoncimin ne polici. Jam e trembur dhe frikem mos me sulmojne perseri. Une nuk kam asnje konflikt", thote e moshuara. Djali i saj, Altin Frroku prej nje viti e gjysme gjendet ne SHBA si emigrant. "Ndoshta duke ditur se im bir eshte emigrant, ata kane menduar se une kisha leke. Megjithese kam bere denoncim, autoret ende nuk jane kapur. Ne kete situate jam detyruar te shese edhe shtepine", shprehet Prena.
Policia
Policia e Kurbinit pohoi se ka regjistruar nje denoncim te Prena Frrokut per, grabitje me dhune nga dy persona qe e kishin sulmuar afer shtepise. "Kemi nisur menjehere hetimet duke kryer keqyrjen e vendngjarjes dhe mbledhur prova. Banesa e familjes Frroku mbahet nen mbikeqyrje", deklaruan burime nga komisariati.
A.Bushi
Policia
Policia e Kurbinit pohoi se ka regjistruar nje denoncim te Prena Frrokut per, grabitje me dhune nga dy persona qe e kishin sulmuar afer shtepise. "Kemi nisur menjehere hetimet duke kryer keqyrjen e vendngjarjes dhe mbledhur prova. Banesa e familjes Frroku mbahet nen mbikeqyrje", deklaruan burime nga komisariati.
A.Bushi