E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kopje studentit, hetim pedagoges

Vlore- Pedagogia e Fakultetit te Drejtesise dhe Ekonomise ne Universitetin "Ismail Qemali" te Vlores akuzohet per shperndarjen e kopjeve gjate provimit, ne nje nga lendet e sezonit. Veronika Dyrmishi eshte marre nen hetim nga prokuroria pas denoncimit te depozituar ne kete institucion, ndersa eshte larguar nga detyra qe prej dates 26 janar te ketij viti. Lajmi konfirmohet nga drejtues te universitetit dhe burime te prokurorise.

Veronika Dyrmishi, ushtronte funksionin e pedagoges ne lenden e biznes-turizmit ne Universitetin "Ismail Qemali" prej me se 10 vjetesh, ndersa prej 15 ditesh eshte larguar "per shkelje te rende te rregullores se universitetit". Propozimi per shkarkimin e pedagoges eshte bere nga dekanati. Shkak per largimin e Dyrmishit nga radhet e akademikeve, ka qene dhenia e kopjes identike te provimit nje studenti te saj, pikerisht nje dite pasi rektorati me vendim te senatit kishte urdheruar sekretimin teresor te fletoreve te provimit dhe tezave. Studenti eshte kapur me kopje identike te tezes se provimit, e per me teper te zgjidhur. Kaq ka mjaftuar qe Dyrmishi te mos jete me, pedagoge e "Ismail Qemalit". Rektorati ka miratuar kerkesen per largim nga detyra te pedagoges, duke hedhur edhe nje hap tjeter, ate te depozitimit te nje kallezimi penal ne Prokurorine e Vlores, per "shperdorim te detyres". Burime zyrtare nga prokuroria pohuan nisjen e hetimeve, duke sqaruar se investigimi po kryhet ne gjendje te lire.

Gjate marrjes ne pyetje, ish-pedagogia Dyrmishi nuk i ka pranuar akuzat, ndersa ka deklaruar se "teza identike, e gjetur studentit te saj gjate provimit, ishte e njejta e dhene disa kohe me pare ne po te njejtin provim". Deklaratat e pedagoges do te shqyrtohen me provat qe prokuroria ka ne dispozicion per ceshtjen.

Ky eshte rast i pare pas miratimit te rregullores dhe statutit te ri te Universitetit "Ismail Qemali" te Vlores, qe nje pedagoge hiqet nga puna per shkelje te rregullores dhe me tej dergohet ne prokurori, nen akuzen e "shperdorimit te detyres". Vitin e kaluar, pas konflikteve ne kete universitet, rektorati largoi nga detyra edhe Arta Mustafaraj, dekanen e Fakultetit Juridik dhe Ekonomik.

Ornela Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›