E Diel, 1 Nëntor 2026

Perplasen makinat, vdes femija dhe e moshuara

Dy aksidente me 2 te vdekur dhe pese te plagosur ne Malesi te Madhe e Peqin. Ngjarjet kane ndodhur ne akset rrugore Koplik-Bajze, ku u shenua bilanci me tragjik dhe vdiqen, djali i nje efektivi te policise Shkoder dhe nje e moshuar. Policia nisi hetimet dhe vleresoi si shkaqe, shpejtesine dhe shkeljen e rregullave te qarkullimit rrugor. Nje prej shofereve eshte larguar nga vendngjarja. Ngjarja e pare ka ndodhur ne vendin e quajtur Pjetroshan, kur dy makina tip "Benz" u perplasen me njera-tjetren. Sipas policise, nga perplasja humbi jeten ne vend nje femije 7-vjecar Eri Bajakurti dhe nje grua rreth te 60-ve, e quajtur Mrije Shabi. Nderkohe qe mbeten te plagosur Xhyhere Bajakurti, Fahri Bajakurti, efektiv i policise se Shkodres, Brunilda Bajakurti dhe Luigj Shabi, te aferm me njeri-tjetrin. "Personat e demtuar u transportuan me urgjence ne spital, per te marre ndihmen e nevojshme mjekesore", thane burimet e policise, duke shtuar se gjendja e tyre paraqitet kritike. Ndersa ne Peqin, drejtuesi i nje mjeti qe u arratis nga vendngjarja, perplasi kembesorin A. Gj., 74 vjec, banues ne fshatin Gjocaj. Policia tha se nisi hetimet per te identifikuar dhe kapur autorin e krimit, kurse i moshuari eshte ne gjendje te rende.

R.Ll/F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›