E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flo Myrtaj: “Grazie Malavolta. Teramo në zemrën time”

"Shpresoj t'ia shpërblej besimin presidentit Malavolta me tingullin e golit". Flo Myrtaj, sulmuesi shqiptar që nënshkroi me skuadrën italiane C1, Teramo, tha vetëm këto fjalë gjatë prezantimit të tij zyrtar. "Në C1 vetëm me Teramon do të qendroja me zëmër të hopur. Rasti e solli të jem këtu. E di se fillon një etapë tjetër e rëndësishme e karrierës sime si lojtar dhe iu uroj vetes për ta shfrytëzuar në maksimum".
Myrtaj nënshkroi me Teramon një vit kontratë me opsionin për ta ripërtëritur edhe një vit tjetër. Dhe të dielën sulmuesi shqiptar do të debutojë në ndeshjen kundëert Ankonës. Ku dhe dëshiron të nisë edhe mbushjen e "thesit" me gola, ashtu sic ka bërë edhe në sezonet e tjera kur luante me Teramon. Drejtori i përgjithshëm Vincenzo D'Ambrosio thekson se angazhimi i Myrtaj përbën në të vërtetë një sforcim ekonimik për presidentin Malavolta. Teramo vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë e ndjkeur nga 500-600 tifozë, të cilët priten të jenë edhe në Ankona, me një motiv të përbashkët: të përshëndesin golat e Flo Myrtajt, idhullit të dikurshëm të tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›