Trajneri kapitenit Altin Lala, Neurerer jep dorëheqjen

Trajneri i Hanover 96 dhe i kapitenit shqiptar Altin Lala, Peter Neurerer, është shkarkuar nga drejtimi i skuadrës gjemane të Bundesligës 1. Shkaku kryesor është humbja poshtëruese në shtëpi 3-0 me Alemania Aahen, ndërkohë që në tre javë të sezonit të Bundesligës, Hanover 96 nuk mundi të marrë asnjë pikë.
Tekniku gjerman kohët e fundit mbajti një qendrim aspak të mirë me mesfushorin shqiptar duke e lënë atë në stol në dy javët e para. Peter Neuerer zëvëndësoi Edvar Lienën në muajin nëntor të vitit të kaluar, ndërsa vetë ai do të pasohet nga Kristian Gross.