E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hitaj: Kontratat, e hena e ardhshme eshte afati i fundit

Shefi i Sektorit te Garave ne FSHF, Hito Hitaj, u ka bere thirrje klubeve te tregohen te kujdesshem ne nenshkrimin e kontratave me lojtaret, per te shmangur cdo incident te mevonshem, sic ka ndodhur disa here. E hena e ardhshme eshte afati i fundit qe klubet te dergojne listat e federimit ne federate dhe ne pese ditet qe pasojne do te behet verifikimi i kontratave te depozituara. Hitaj ka kerkuar nga ana e klubeve qe te veprojne ne baze te rregullave te vendosura nga FIFA dhe qe jane te detyrueshme per cdo klub ne bote. Kjo eshte ne interesin e vete klubeve, pasi ata mund te detyrohen te paguajne me vone. Hitaj iu referuara rasteve te lojtareve qe kerkojne para pasi larguar nga klubet shqiptare. I tille eshte polaku Norko, i cili kerkon te paguhet Partizani, po ashtu edhe serbi Drobnjak, i cili kerkon demshperblim nga te kuqte dhe Vllaznia. Te dy lojtaret e kane cuar ceshtjen ne FIFA, duke pretenduar pagesa ne baze te kontratave, te cilat, sipas tyre, nuk jane respektuar. Ne rast se FIFA u jep te drejte lojtareve, sic ndodhi para pak vjetesh me holandezin Venhhof, i larguar nga Tirana, atehere klubet do te jene te detyruar te paguajne.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›