E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abaz paraqet kerkesen per njohjen e shtetit te Palestines

Presidenti palestinez Mahmud Abaz i kerkoi zyrtarisht Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara dje te njohe shtetin e Palestines. Kryeministri i Izraelit Benjamin Netaniahu u kunderpergjegj se shpallja e shtetit palestinez duhet te pasoje nje marreveshje te negociuar ne rruge paqesore ndera Kuarteti nderkombetar per Lindjen e Mesme beri thirrje per bisedime te reja te drejtperdrejta brenda nje afati te percaktuar kohor.

Veprimi i shumepritur dhe kunderthenes nga pala palestineze u konkretizuara ne nje takim 10 minutesh ne Kombet e Bashkuara ne te cilin zoti Abaz i dorezoi zyrtarisht kerkesen me shkrim per njohjen e shtetit palestinez Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara Ban Ki-mun.

Gjysme ore me pas Presidenti i Autoritetit Palestinez iu drejtua Asamblese se Pergjitheshme te Kombeve te Bashkuara ku u prit me ovacione dhe beri thirrje per mbeshtetje nderkombetare per ate qe e cilesoi takim te Palestines me historine. Ne vazhdim eshte zeri i perkthyesit  

Une them se ka ardhur koha per popullin tim kurajoz dhe krenar pas dekadash pushtimi kolonial dhe vuajtjesh te panderprera te jetoje si te gjithe popujt e tjere ne toke i lire ne nje atdhe sovran dhe te pavarur.

Zoti Abaz tha se askush me nje fare ndergjegje nuk mund tu kundershtoje palestinezeve kerkesen per anetaresim te plote ne Kombet e Bashkuara.

Ndersa denoi politikat e Izraelit perfshire edhe ndertimin e murit racist te aneksimit perreth Bregut Perendimor sic u shpreh ai zoti Abaz tha se palestinezet jane gati qe kthehen ne tryezen e bisedimeve me Izraelin mbi bazen e nje pezullimi te plote te ndertimit te vendbanimeve. Perseri nepermjet perkthyesit 

Perpjekjet tona nuk kane qellim izolimin e Izraelit ose delegjitimizimin e tij. Ne fakt ne duam legjitimizimin e popullit te Palestines. Ne kemi si qellim vetem delegjitimizimin e veprimtarise se vendbanimeve pushtimin dhe aparteidin si dhe logjiken e forces se papermbajtur. Ne  besojme se tegjitha vendet e botes jane me ne ne kete aspekt.


Veprimi palestinez u konkretizua megjithe paralajmerimet e Shteteve te Bashkuara dhe vendeve evropiane qe ceshtja e shtetit palestinez megjithe kundershtimet e Izraellit dhe jashte bisedimeve te paqes do te nxite tensionet dhe do te prapsoje shpresat per nje marreveshje

Ne fjalimin e tij ne Kombet e Bashkuara pak pas fjalimit te zotit Abaz Kryeministri izraelit Benjamin Netaniahu tha se se Izraeli do ta mbeshtese shtetin palestinez por vetem pas arritjes se nje marreveshjeje paqesore qe garandon sigurine e Izraelit

Ai tha se Izraeli u largua nga Gaza shpernguli vendbanimet ne vitin 2005 sipas kerkeses nderkombetare por u shperblye me marrjen e Gazes me sume raketash nga grupi ekstremist Hamas.

Izraeli eshte i gatshem te kete nje shtet palestinez ne Bregun Perendimor por nuk ne nuk jemi te gatshem tekemi nje tjeter Gaza atje. Prandaj ne duhet te kemi marreveshje serioze per sigurimin te cilen palestinezet thjesht e refuzojne ne negociatat me ne.

Zoti Netaniahu tha se ceshtja kryesore e konfliktit nuk jane vendbanimet por refuzimi i palestinezeve te pranojne shtetin Izraelit brenda cdo lloj kufijsh. Ai e sfidoi perseri zotin Abaz te rihape negociatat pa parakushte kete jave qe ata jane bashke ne Nju Jork.

Kush mund te na ndalojene fare mund te na ndaloje Nese ne duam me te vertete paqe cfare na pengon te takohemi sot dhe te fillojme bisedimet e paqes

Keshillit te Sigurimit mund ti duhen javem e ndoshta edhe muaj per te shqyrtuar dhe vendosur per kerkesen palestineze.

Nderkohe Shtetet e Bashkuara dhe anetare tetjete te Kuartetit te Lindjes se Mesme Bashkimi Evropian Rusia dhe Kombet e Bashkuara ofruan nje propozim tjeter sje per bisedime te drejtperdrejta.

Ata bene thirrje qe te dy palet te paraqesin propozime konkrete per teritorin dhe sigurine brenda tri muajsh dhe te arrijne marreveshjen perfundimare deri ne fund te vitit 2012. Kuarteti do te mbaje nje konference ne Moske per kete qellim dhe atje do te zhvillohet nje konference e vecante donatoresh per tembeshtetur perpjekjet per ndertimin e shtetit te Palestines.

Shefja e politikes se jashteme te Bashkimit Evropian Kethrin Ashton u tha gazetareve se Kuarteti pret qe palet te takohen brenda nje muaji dhe pastaj brenda tri muajsh kerkon prej tyre perparim te dukshem ne baze te propozimeve per kufijte dhe sigurimin.

Dhe brenda gjashte muajsh duam te shikojme qe ky perparim te behet realitet. Prandaj nje qasje gjithperfshirese ndaj ceshtjes  te zbatohet me shpejtesi de negociatat te perfundojne brenda 12 muajve.

I derguari i posacem i Kuartetit ish kryeministri britanik Toni Bler theksoi se Presidenti Abaz i ka paraqitur kerkesen per njohje Sekretarit te pergjithshem te Kombeve te Bashkuara por kjo nuk perben konflikt me thirrjen e Kuartetit per tu ulur ne tryezen e bisedimeve.

Presidenti Abaz paraqiti kerkesen sot ne Kombet e Bashkuara. Ajo do te hyje ne proceduren e OKB-se. Ashtu sic e kam thene gjate gjithe kohes me rendesi eshte se cfaredo qe te ndodhe ne Kombet e Bashkuara qe ajo te kombinohet me negociatat. Ne i duam keto dy gjera jo ne mosperputhje me njera tjetren por paralelisht dhe ne perputhje me njera tjetren.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton e pershendeti deklaraten duke thene se ajo perfaqeson besimin e patundur te komunitetit nderkombetar se nje paqe e drejte dhe e qendrueshme realizohet vetem nepermjet negociatave mes paleve.

Prandaj ne u bejme thirrje te dyja paleve ta shfrytezojne kete mundesi per tu kthyer ne tryezen e bisedimeve. Shtetet e Bashkuara zotohen se do ti mbeshtesin nderkohe qe palet hedhin hapa te rendesishme per nje zgjidhje me dy shtetet per te cilen ne te gjithe shpresojme te arihet.

Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bshkuara Ban Ki-mun tha se shpreson qe te dy palet do ti pergjigjen ne menyre konstruktive deklarates se Kuartetit.

I derguari i Kuartetit Toni Bler tha se grupi nuk mund te detyroje asnjeren prej paleve te ulet ne tryezen e negociatave por nese Izraeli dhe Palestinezet e kane seriozisht vendosjen e paqes ata do tu kthehen bisedimeve dhe do te parashtrojne saktesisht qendrimet e tyre per ceshtjen e statusit perfundimtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›