Florida, prezantohet trageti më i madh në botë
FLORIDA- Sot u prezantua në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës trageti më i madh në botë. I quajtur Oazi i deteve, trageti i shoqerisë Rojal Karabian Internenational mbërriti në portin Everglejd, i shoqëruar nga dhjetëra varka dhe eskortë detare.
Anija qe ka kushtuar plot 1.5 miliard dollarë është ndërtuar brenda një periudhe dy vjecare. Ajo mund të akomodojë 6 300 pasagjerë dhe 2 100 pjesëtarë të ekuipazhit.
Trageti gjigand ka 2 700 suita duke e bërë atë një prej mjeteve lundruse më luksoze.
Prezantimi i tragetit ishte parashikuara të bëhej dy ditë më parë por u vonua për shkak të erërave të forta të shkaktuara nga stuhia tropikale Ida. (e.n/News24/BalkanWeb)