Ndeshja me Estoninë, Kuzhe hedh në fushë 3 fantazistë
TIRANE- Kombëtarja shqiptare do të luajë neser në orën 15 ndeshjen e fundit për vitin 2009, miqësoren ndaj Estonisë. Takimi që do të zhvillohet në Talin do t’u japë mundësi disa të rinjve si Lika, Bakaj apo Hyka të tregojnë veten në kuadër të edicionit të ri që starton në shtator të vitit të ardhshëm. Shqipëria që do të zbresë në fushë ndaj Estonisë do të jetë e gjitha eksperimentale, me Hidin në portë, Dallkun, Canën, Currin dhe Agollin në mbrojtje, Duro si organizator, ndërsa Lika, Bakaj, Skela dhe Hyka luajnë para tij. Në sulm, i vetëm është Hamdi Salihi.
Trajneri Josip Kuzhe ka deklaruar se pavarësisht skemës, skuadra ka orientime të dukshme drejt sulmit, duke qenë se disa lojtarë si Bakaj, Hyka apo Skela, mendojnë shumë të shënojnë. Para kësaj ndeshje, Kuzhe tha se armiku numër 1 i Shqipërisë do të jetë i ftohti i madh, duke qenë se vendasit janë të ambientuar me të. Temperaturat këto ditë në Talin kanë qenë nga -2 deri në -5 gradë, ç’ka e ka kushtëzuar kombëtaren edhe në përgatitjet e saj. Të premten, skuadra kuqezi ka zhvilluar vetëm një seancë stërvitore, atë të pasdites në aneksin e stadiumit ku do të luhet ndeshja. “Kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë, pasi këtu nisin përgatitjet tona për edicionin e ardhshëm”, ka thënë Kuzhe. “I ftohti them se do të jetë armiku ynë kryesor, por në dy stërvitjet e fundit i kam parë lojtarët më të mobilizuar. Edhe pse luajmë vetëm me një sulmues, mendoj se ekipi është i organizuar mirë për të goditur kundërshtarin”, është shprehur trajneri kroat. Takimi Estoni-Shqipëri do të luhet të shtunën në orën 15 me orën shqiptare.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)